Focus

nën132014

Krizat epileptike refraktare: vaji i peshkut mund të reduktojë frekuencën e tyre

Dozat e ulëta të vajit të peshkut (omega-3), i cili arrin në nivel kardiak si dhe në tru, mund të zvogëlojnë frekuencën e krizave epileptike të cilat nuk i përgjigjen trajtimit me barna.
"Acidet yndyrore N-3 pengojnë eksitimin neuronal dhe reduktojnë konvulsionet  në modelet e marra në kafshë", thotë Christopher DeGiorgio, i Department of Neurology della UCLA  School of Medicine në Los Angeles,SHBA. Studiuesi i cili është edhe firmëtari i artikullit të publikuar në Journal of Neurology Neurosurgery & Psychiatry pohon: "Dy trial të randomizuar kanë studiuar marrjen e dozave të larta të peshkut në epilepsinë që nuk i përgjigjet mjekimit, me rezultate negative", pohon studiuesi. DeGiorgio së bashku me disa kolegë zhvilloi një kërkim për të vlerësuar se në ç'sasi vaji i peshkut ul shpeshtësinë e konvulsioneve dhe përmirëson shëndetin kardiovaskularë. Studimi i cili ishte i randomizuar dhe kontrolluar zgjati 42 javë dhe gjatë tij 24 pacientë epileptikë që shfaqnin rezistencë ndaj barnave që merrnin prej 10 javësh iu nënshtruan marrjes së omega-3 (3 ose 6 kapsula në ditë nga1.080mg secila).
Pacientët morën për 42 javë gjithsej mjekimin ose placebo. Çdo10 javë bënin një periudhë pushimi prej 6 javësh, me një total prej tre periudhash të alteruara me sekuenca të ndryshme.
Doza të ulëta të vajit të peshkut shoqërohen me një ulje prej 33.6% të frekuencës së konvulsioneve në krahasim me placebo dhe me një rënie të lehtë por të rëndësishëm të presionit të gjakut, ndërsa dozat e larta nuk treguan dallime krahasuar me placebon. Studiuesit theksojnë nevojën për studime të gjerë para se të mund të nxirren konkluzione. "Ne kemi nevojë për studim të gjerë, të randomizuar dhe kontrolluar për vajin e peshkut për të konfirmuar ose për të hedhur poshtë gjetjet e këtij studimi. Vaji i peshkut në doza të ulta përbën një ndërhyrje të sigurtë dhe me kosto të ulët që mund të zvogëlojë konvulsionet dhe përmirësojë shëndetin kardiovaskular në pacientët epileptikë", përfundojnë autorët.

J Neurol Neurosurg Psychiatry 2014. doi:10.1136/jnnp-2014-307749


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>