Mjekësi e përgjithshme

qer52017

Acidi acetilsalicilik në parandalim primar kardiovaskular dhe onkologjik, deklaratë e SIPREC

tags: Aspirinë

Është dokumenti i parë zyrtar i cili shpreh një opinion shkencor mbi përdorimin e acidit acetilsalicilik (Asa) në parandalimin primar të patologjive kardiovaskulare. Është një "position statement", i hartuar nga një panel ekspertësh të Shoqatës Italiane për Parandalimin Kardiovaskular (SIPREC). Nëse në rastin e parandalimit sekondar të eventeve kardio e cerebro-vaskulare roli mbrojtës i acidit acetilsalicilik dhe superioriteti i tij mbi riskun për hemorragji në aparatin gastro-intestinal e cerebral është i padiskutueshëm, studimet klinike nuk kanë dhënë ende një vendim përfundimtar mbi mundësinë për të përdorur Asa-n në parandalimin primar të eventeve kardiovaskulare, aq sa nuk ka udhëzues apo rekomandime në lidhje me këtë.
Ndër të tjera ka edhe prova shkencore që sugjerojnë vlerën e shtuar të rolit kemioprotektiv të Asa-s në tumorin kolorektal. Në pritje që gjithë kjo të sqarohet, në praktikën klinike të përditshme mjeku ndonjëherë i drejtohet përdorimit off-label për të mos humbur rastin e parandalimit të një numri infarktesh, iktusesh dhe ndoshta tumoresh.
Pikërisht me qëllimin për t'i ardhur në ndihmë klinicisitëve që marrin vendime delikate në profesionin klinik, në pritje të rezultateve të studimeve dhe udhëzuesve dedikuar argumentit, ekspertët kanë zhvilluar këtë dokument duke mbledhur opinionet e ekspertëve më të mëdhenj të fushës. "Do të preferohej krijimi i një harte pikësimi për përllogaritjen e raportit risk/përfitim kardiovaskular dhe onkologjik të integruar, - pohon Massimo Volpe, neopresident i SIPREC, - dhe mund të përbëjë një instrument me rëndësi të madhe në dispozicion të klinicistit, në pritje që studimet prospetike të qartësojnë rolin e dyfishtë të kombinuar të Asa-s në parandalimin e patologjive kardiovaskulare dhe neoplastike". (Janë 5 trialet që po zhvillohen, mes të cilëve: Accept-D, Ascend, Arrive, Aspree). Sipas Raffaele De Caterina nga Instituti i kardiologjisë në Universitetin G. d'Annunzio' di Chieti, do të ishte më mirë që kërkuesit t'i përmbaheshin pragjeve të riskut, të cilat sado arbitrare, janë më mirë se mungesa totale e rekomandimeve, "Elementet tashmë në dispozicion, - pohon De Caterina, - sugjerojnë se përdorimi i Asa-s në parandalimin primar redukton vdekshmërinë, edhe ekstravaskulare, infarktet, e ndoshta edhe iktusin ishemik, me koston e një numri hemorragjish më të madh dhe një rritje shumë të vogël të riskut për iktus hemorragjik (event shumë i rrallë)".

 

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>