Mjekësi e përgjithshme

kor62017

Në absceset kutane përdorimi i antibiotikut përmirëson rezultatet pas incizionit

Një studim i publikuar në New England Journal of Medicine tregon se shtimi i një antibiotiku në trajtimin e zakonshëm të abscesit kutan sjell përfitime afatshkurtra në normat e kurës. "Absceset kutane të pakomplikuara janë të zakonshme, por menaxhimi më i mirë i tyre në kohën e infeksioneve nga Staphylococcus aureus meticillina-rezistent (MRSA) nuk është përcaktuar ende", shprehet Robert Daum nga University of Chicago Hospitals dhe autor i parë i kërkimit. Ai kujton se absceset përfaqësojnë infeksionet më të zakonshme kutane dhe pjesa më e madhe e pacientëve trajtohet në regjim ambulator. Komplikimet si bakteremia janë të rralla, por mund të jenë të rrezikshme dhe autorët kanë vendosur të vlerësojnë efektin e shtimit të trajtimit antibiotik në normën e kurës së absceseve kutane.

"Kemi përfshirë në studim 786 pjesëmarrës: 505 (64,2%) të rritur dhe 281 (35,8%) fëmijë, me absces kutan me diametër jo më të madh se 5 cm, - shpjegon autori, - pas incizionit dhe pastrimit të abscesit, i kemi ndarë në tre grupe duke i përcaktuar për 10 ditë një trajtim me clindamicyn, trimetoprim-sulfametoksazol (TMP-SMX) ose placebo". Dhjetë ditë pas përfundimit të terapisë, norma e kurës në të dyja grupet e trajtimit ka rezultuar e njëjtë (83.1% me clindamicyn dhe 81.7% me TMP-SMX) dhe megjithatë më e lartë në krahasim me atë të grupit të placebos. "Efektet pozitive kanë rezultuar të limituara për pjesëmarrësit me infeksione nga S. aureus, 67% e totalit" thotë Daum, duke specifikuar se ndër pjesëmarrësit fillimisht të kuruar, trajtimi me clindamicyn i ka bërë më pak të zakonshme infeksionet e reja pas një muaji follow up (6.8% me clindamicyn, 13.5% me TMP-SMX dhe 12.4% me placebo). "Këto rezultate bien në kundërshtim me perceptimin e zakonshëm se normat e kurës së absceseve kutane të pakomplikuara nuk përmirësohen me shtimin e një trajtimi antibiotik sistemik pas incizionit dhe pastrimit", përfundojnë ekspertët.

 

N Engl J Med. 2017. doi: 10.1056/NEJMoa1607033
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28657870


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>