Mjekësi e përgjithshme

sht112017

Një komponim i ri premtues në humbjen e dëgjimit

tags: Placebo

Megjithëse humbja e dëgjimit e shkaktuar nga zhurma, për shembull e pajisjeve në vendin e punës ose e muzikës me volum të lartë, është një dukuri e shpeshtë, deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje parandaluese ose kuruese e vërtetuar për efikasitet klinik. Por nga një studim i sapo publikuar në "The Lancet" zbulohen të dhëna interesante mbi një komponim të ri që duket se është në gjendje të mbrojë dëgjimin. "Në modelet e kafshëve aktiviteti i enzimës glutation peroksidase 1 (GPx1) rezulton i reduktuar pas ekspozimit ndaj zhurmave akute", shprehet një ndër autoret, Colleen Le Prell nga Departament of Speech, Language and Hearing Sciences, në Universitetin e Floridas. Ajo shpjegon se kërkuesit kanë vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e komponimit në parandalimin e humbjes së dëgjimit shkaktuar nga zhurma te të rinjtë në një studim klinik të fazës 2, monocentrik, i kontrolluar dhe i randomizuar.

"Mes janarit 2013 dhe marsit 2014 janë seleksionuar 83 individë të shëndetshëm, të caktuar në mënyrë rastësore për të marrë placebo ose ebselen në doza 200, 400 ose 600 mg", thotë Le Prell duke saktësuar se rezultatet primare ishin ndryshimet e përkohshme të kufirit (TTS) të regjistruara në audiometër 15 minuta pas lëshimit të një tingulli me intensitet të njohur për 4 orë. Pas përllogaritjeve u zbulua se te individët e trajtuar me 400 mg reduktimi i TTS ishte me 68% në krahasim me kontrollet, ndërsa me 200 dhe 600 mg ndryshimet e kufirit, respektivisht me 21 dhe 7% nuk ishin domethënëse. "Komponimi i  toleruar mirë, duket efektiv në parandalimin e TTS shkaktuar nga zhurma në dozën 400 mg dy herë në ditë. Kjo e dhënë i hap rrugën studimeve të mëtejshme të thelluara", komenton në një editorial Steven Rauch nga Harvard Medical School, Boston.

 

The Lancet 2017. Doi: 10.1016/S0140-6736(17)31791-9 http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(17)31791-9/fulltext

The Lancet 2017. Doi: 10.1016/S0140-6736(17)31875-5 http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(17)31875-5/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>