Mjekësi e përgjithshme

tet52017

Terapia antikoagulante me warfarin: dozat e drejtuara nga gjenetika reduktojnë efektet anësore

Sipas një studimi të publikuar në revistën Jama, mes pacientëve që i janë nënshtruar zëvendësimit të gjurit apo pelvisit me ndërhyrje dhe që janë trajtuar me terapi antikoagulante me bazë warfarin, personalizimi i dozimit sipas profilit gjenetik të secilit pacient, lidhet me një normë më të ulët efektesh anësore në krahasim me dozat e administruara klinikisht. "Në dekadën e fundit përdorimi i warfarin, sidomos te të moshuarit, ka përcaktuar një numër më të madh efektesh anësore në krahasim me çdo bar tjetër, kjo edhe falë hapësirës së ngushtë terapeutike. Kufiri midis dozave efikase dhe atyre të dëmshme ndryshon për shkak të variacionit gjenetik", shprehet një ndër autorët Brian Gage nga Universiteti i Uashingtonit, duke shpjeguar se studimet e kryera deri më sot mbi dozimin në krahasim me gjenotipin e antagonistëve të vitaminës K kanë prodhuar rezultate kontradiktore.
Kështu për të sqaruar nëse dozimi i drejtuar nga paketa gjenetike e pacientit është në gjendje që të përmirësojë sigurinë e trajtimit, autorët kanë caktuar në mënyrë rastësore një grup pacientësh mbi 65 vjeç që të ndjekin një terapi me doza të drejtuara nga gjenotipizimi i secilit në bazë të disa varianteve gjenetike; apo arritjen e zakonshme të një INR (International Normalized Ratio) 1,8 ose 2,5. Ndër 1.650 individët e ndarë në mënyrë rastësore që kishin filluar warfarin në pritje të një ndërhyrjeje me zëvendësim të pelvisit apo gjurit, përfunduan eksperimentin 808 persona në grupin e drejtuar nga gjenotipet; dhe 789 në atë të trajtuar me doza klinike. "Pas përllogaritjeve, një nga efektet anësore të monitoruara, pra shfaqja e hemorragjive të rënda me një INR 4 ose më të lartë apo një tromboemboli venoze, është verifikuar në 10.8% të pacientëve në grupin e gjenotipizuar, në krahasim me 14.7% në atë të trajtuar me doza klinike", shkruajnë autorët duke nënvizuar nevojën për kërkime të mëtejshme për të përcaktuar raportin kosto/efikasitet të dozimit të warfarin të personalizuar sipas gjenotipit të pacientit.

 

Jama 2017. doi:10.1001/jama.2017.11463 http://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/10.1001/jama.2017.11463 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>