Mjekësi e përgjithshme

shk132018

Depresioni i adoleshentëve. Një seancë e vetme mund të bëjë ndryshimin

Një seancë e vetme e kompjuterizuar, te psikologu, mund të sjellë një reduktim të kohëzgjatjes së depresionit, ankthit dhe problemeve të brendshme tek adoleshentët që janë më të rrezikuar prej tyre.

"Ndërhyrjet me një seancë të vetme janë premtuese në parandalimin dhe në trajtimin e patologjive psikiatrike të të rinjve. Megjithatë, ndërhyrjet e këtij lloji deri më tani kanë patur rezultate më të mira te të rinjtë me ankth, përkundër atyre me depresion apo me probleme komorbide dhe efektet e tyre, zakonisht zbuten me kalimin e kohës, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një ndjekje për më shumë se tre muaj", thotë Jessica Schleider (Universiteti i Harvardit), autore kryesore e studimit.

Kërkuesit kanë dashur të vlerësojnë nëse një tjetër seancë e kompjuterizuar që mëson të menduarin dinamik (growth mindset) të personalitetit, domethënë, bindjen se personaliteti është i lakueshëm, do të ishte në gjendje të reduktonte depresionin dhe ankthin dhe të riforconte kontrollin e perceptuar te 96 adoleshentë me rrezik të shtuar, të moshës 12-15 vjeç. Të rinjtë janë përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe janë ndarë në dy grupe, njëri prej të cilëve do të bënte këtë lloj ndërhyrjeje me një kohëzgjatje prej 30 minutash dhe grupi tjetër, një terapi mbështetëse standarde. Të rinjtë dhe prindërit duhet të referonin gjithçka në lidhje me ankthin dhe simptomat depresive të manifestuara nga të rinjtë. Vetë të rinjtë kanë komunikuar nivelet e tyre të kontrollit të perceptuar në fillim dhe pas një periudhe ndjekjeje prej 9 muajsh.

Krahasuar me programin e kontrollit, ndërhyrja për të mësuarin e mentalitetit dinamik, ka sjellë përmirësime dukshëm më të larta në depresion (d=0,60) dhe në ankth (d=0,28), referuar nga prindërit, në depresionin e të rinjve sinjalizuar nga ata vetë (d=0,32) dhe në kontrollin e sjelljes të perceptuar nga të rinjtë (d=0,29) në ndjekjen 9-mujore. Efektet e ndërhyrjes nuk ishin të dukshme përsa i përket ankthit të referuar nga të rinjtë. Të rinjtë e grupit të ndërhyrjes kanë patur përmirësime më të shpejta në depresionin e referuar nga prindërit, në depresionin e sinjalizuar nga ata vetë dhe në kontrollin e sjelljes së perceptuar gjatë periudhës së ndjekjes, krahasuar me të rinjtë e grupit të kontrollit.

"Rreth 80% e të rinjve që kanë nevojë për shërbime shëndetësore, nuk i marrin ato. Me sa duket, janë të nevojshme ndërhyrjet e shkurtra dhe të shkallëzuara për të maksimizuar kërkimin e ndihmës nga ana e tyre", përfundojnë autorët.

 

J Child Psychology Psychiatry 2018. Doi: 10.1111/jcpp.12811
http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1111/jcpp.12811/abstract


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>