mar22018
Tumori i gjirit do të diagnostikohet falë një shënjuesi, shumë kohë para mamografisë
Një studim i sapo publikuar në "Genome Medicine" përshkruan një shënjues të ri që mund të përdoret për të diagnostikuar një neoplazmi mamare potencialisht vdekjeprurëse, deri në një vit para metodave aktuale të diagnostikimit. Një grup kërkuesish, i koordinuar nga Martin Widschwendter, drejtor i Departamentit të Gjinekologjisë Onkologjike në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL), ka zbuluar se një zonë e ADN-së, e shënuar si EFC#93 tregon anomali metilimi në kampionet e kancerit të gjirit para se kanceri të bëhet i dallueshëm.
"Shënjuesi i metilimit të ADN-së EFC#93 është një tregues thellësisht specifik, pasi reagimi i tij në serum mund të japë mundësi për një trajtim të individualizuar, që mund të nisë edhe në mungesë të reagimit radiologjik", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se metilimi i ADN-së konsiston në shtimin e një grupi metilik që shpesh ndikon shprehjen gjenike, event që në zhvillimin e kancerit të gjirit, verifikohet më përpara. Autorët e studimit kanë analizuar metilimin EFC#93 në kampionët e gjakut që u janë marrë 419 grave me karcinomë mamare në dy kohë: I pari pas ndërhyrjes kirurgjike dhe tjetri, pas kimioterapisë.
Rezultatet e arritura tregojnë se metilimi jonormal i ADN-së në kampionët e marrë para kimioterapisë është një tregues i prognozës së dobët. Autori shpjegon:
"Prania në serum e shënjuesit EFC#93 ka identifikuar në mënyrë të saktë gjashtë muaj para diagnozës mamografike 43% të grave të cilat më vonë kanë vdekur për shkak të kancerit të gjirit".
Sipas autorëve, nevojiten ende studime klinike të posaçme për të verifikuar nëse gratë pozitive për shënjuesin e metilimit të ADN-së EFC#93, por që nuk kanë tumor të gjirit të dukshëm në mamografi, mund të përfitojnë nga terapia hormonale para se kanceri të bëhet i dallueshëm. Grupi i Widschwendter-it po përgatit aktualisht një program kërkimi mbi ADN-në jo qelizore në shkallë të gjerë, bazuar në popullsi, që duhet, veç të tjerash, t'i japë një përgjigje kësaj pyetjeje.
Genome Med 2017. Doi: 10.1186/s13073-017-0499-9
https://genomemedicine.biomedcentral.com/articles/10.1186/s13073-017-0499-9