Mjekësi e përgjithshme

pri112018

Adenomat hipofizare. Klasifikimi i ri në 5 kategori që parashikojnë rrezikun e përparimit dhe të përsëritjes

Një grup studiuesish francezë (Raverot G, et al. Endocrinol Metab Clin North Am, 2015), duke u nisur nga supozimi se adenomat hipofizare janë tumore neuroendokrine (PiNET), ka propozuar së fundi një klasifikim që, duke kombinuar karakteristikat morfologjike (përmasa dhe pushtim) me ato imunohistokimike (nëntip, tregues mitotik, Ki67 dhe p53) bën të mundur shtresëzimin e PiNET-eve në 5 kategori:

1) grada 1a: jo invaziv;
2) grada 1b: jo invaziv dhe proliferativ;
3) grada 2a: invaziv;
4) grada 2b: invaziv dhe proliferativ;
5) grada 3: metastatik.

Arsyetimi, në këtë klasifikim të ri, sipas Francesco Antonio Logoluso-s (UOC Endokrinologji, Universiteti i Studimeve në Bari) qëndron në faktin që "tumoret hipofizare janë klasifikuar funksionalisht si sekretuese dhe zakonisht, konsiderohen beninje. Beninjiteti histologjik, ama, shpesh është në kontrast me manifestimet klinike: në 40% të rasteve, në fakt, ka edhe pushtim të sinusit kavernoz ose sfenoidal dhe është e shpeshtë rezistenca ndaj terapisë me barna, ashtu si edhe tendenca për rikthim". Tumoret hipofizare me këto karakteristika, shton Logoluso, janë klasifikuar nga OBSH-ja në vitin 2004 si "Adenoma atipike me sjellje të pasigurt" (Delellis RA, et al. WHO Classification of Tumors vol 8. IARC Press 2004), përkufizim jo shumë i kënaqshëm nga këndvështrimi i prognozës".
"Autorët e klasifikimit, kanë publikuar së fundmi një studim që synon të vlerësojë vlerën prognostike në një kohorte të gjerë pacientësh të operuar nga i njëjti kirurg në periudhën 2007-2012 dhe të monitoruar me analiza hormonale e radiologjike në intervale të paracaktuara për një periudhë prej 3.5 ± 1.9 vjetësh". Duke analizuar të 213 pacientët, janë vënë re:

a) 180 makroadenoma (84.5%), 100 prej të cilave (47% i totalit) klinikisht jofunksionale dhe sekretuesit e mbetur;

b) 108 (50.7%) tumore të gradës 1a, 18 (8.5%) të gradës 1b, 71 (33.3%) të gradës 2a e 16 (7.5%) të gradës 2b;

c) rikthim ose përparim i sëmundjes në 42% të rasteve pas 3.5 vjetësh ndjekjeje.

Në analizimin e regresionit multivariabël, shënon endokrinologu, përcaktimi i gradës, si dhe i moshës dhe i llojit të tumorit, është zbuluar si një instrument i nevojshëm për të parashikuar ecurinë e mundshme të sëmundjes:

a) pacientët me tumor të gradës 2b (invaziv dhe proliferativ) kanë një rrezik 3.72 herë më të madh për rikthim/përparim të sëmundjes, krahasuar me ata të gradës 1a (jo invaziv);

b) grada 2a (tumor invaziv) është e lidhur dukshëm me rikthimin e sëmundjes;

c) grada 1b (tumor proliferativ) nuk është e lidhur me prognozën".

"Përdorimi i klasifikimit të propozuar nga autorët e këtij studimi, komenton Logoluso, mund të jetë i nevojshëm për shtresëzimin e pacientëve që i janë nënshtruar kirurgjisë për heqjen e një adenome hipofizare, duke identifikuar ata me rrezik më të madh për përparim/rikthim të sëmundjes, sigurisht me qëllim kryesor për të vënë në veprim, edhe në mënyrë të parakohshme, strategjitë terapeutike në përputhje me prognozën e pacientit në fjalë".

 

J Clin Endocrinol Metab, 2017; 102: 3368-74.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>