Mjekësi e përgjithshme

pri232018

Mikrobiomën intestinale, nuk e dëmtojnë vetëm antibiotikët. Ja, barnat që ndërveprojnë.

Një bar në katër, pengon rritjen e baktereve në zorrët e njeriut, duke shkaktuar efekte anësore të ngjashme me ato të antibiotikëve dhe ndoshta duke nxitur rezistencën antibiotike. Ekipi hulumtues i një studimi të publikuar në "Nature", ka studiuar më shumë se 1.000 barna që gjenden në treg, duke testuar efektet e 40 llojeve bakteriale të pranishme në intestinin e njeriut dhe ka zbuluar se më shumë se një e katërta e barnave joantibiotike (250 në 923) ka ndikuar në rritjen e të paktën një specieje bakteriale në mikrobiomë.

"Në dhjetëvjeçarin e fundit, është bërë e qartë se mikrobioma ndikon në shëndetin e njeriut dhe se antibiotikët kanë një ndikim të madh në mikrobiomë, për shembull, duke shkaktuar efekte anësore gastrointestinale. Kohët e fundit, është vënë re se disa barna jo antibiotike, që përdoren rëndom, mund të shkaktojnë ndryshime në përbërjen e mikrobiomës intestinale, por deri më tani, shtrirja e plotë e këtij fenomeni ka qenë e panjohur", konfirmojnë Peer Bork, Kiran Patil, Nassos Typas dhe Georg Zeller (EMBL, një laborator kërkimor me shumë degë në Europë), që kanë udhëhequr grupe të ndryshme pune për studimin.

"Ky ndryshim në përbërjen e baktereve tona intestinale ndihmon në krijimin e efekteve anësore të barnave, por gjithashtu mund të jetë pjesë e veprimit të dobishëm të vetë barit", komenton Peer Bork. Kiran Patili shton: "Duhet t'i studiojmë me kujdes këto marrëdhënie, pasi kjo njohuri mund të përmirësojë shumë të kuptuarit tonë mbi efikasitetin e barnave ekzistuese".

Studimi gjithashtu thekson rrezikun që më parë nuk ishte marrë parasysh, se konsumi i barnave jo antibiotike mund të nxisë rezistencën ndaj antibiotikëve, meqë mekanizmat e përgjithshëm të rezistencës së baktereve ndaj barnave të klasave të tjera dhe antibiotikëve, në pjesën më të madhe të rasteve, janë të mbivendosura.
Është e qartë, thonë autorët, se jo të gjitha barnat do të kenë një ndikim në bakteret e zorrëve dhe jo të gjitha rezistencat do të jenë të zakonshme. "Ne jemi entuziastë që vazhdojmë të eksplorojmë ndërveprimet barna-mikrobiomë në komunitetet komplekse të mikrobeve intestinale, pasi kjo do të na ndihmojë të kuptojmë pse njerëzit i përgjigjen në mënyra të ndryshme të njëjtit medikament dhe të krijojmë rrugë të synuara për terapitë e personalizuara të barnave", përfundon Georg Zeller.

 

Nature doi:10.1038/nature25979
https://www.nature.com/articles/nature25979


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>