Mjekësi e përgjithshme

tet152018

Gurët në veshka. Këshillohet përdorimi sa më i shpejtë i litotripsisë

Njerëzit me nefrolitiazë duhet të kenë qasje më të madhe ndaj procedurave jo invazive, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Përkujdesjes (NICE) të Britanisë së Madhe. Në një projekt-udhëzim për menaxhimin e gurëve në veshka dhe gurëve uretralë, komiteti ka deklaruar se është një prioritet përmirësimi i metodave të zbulimit, eliminimit dhe parandalimit të gurëve, për të reduktuar dhimbjen dhe ankthin për pacientin, duke rekomanduar një përdorim më të shpeshtë të litotripsisë. Udhëzuesi thotë se njerëzve që mund të përfitojnë nga ky trajtim, duhet t'u ofrohet procedura brenda 48 orëve nga vlerësimi mjekësor.

"Përdorimi i litotripsisë është sigurisht një përvojë më pak traumatike për pacientin, shfaq më pak probleme më vonë dhe zvogëlon sasinë e kohës që pacientëve u duhet të presin për të zgjidhur problemin", thotë Andrew Dickinson, i cili kryesoi komitetin NICE, që ka formuluar udhëzuesin.

Mund të jenë të nevojshme më shumë burime për të zgjeruar përdorimin e litotripsisë, duke përfshirë litotriptorët e lëvizshëm, më shumë makineri të palëvizshme në disa qendra dhe sisteme më të organizuara referimi. Sidoqoftë, në një kohë kur kirurgjia për gurët e veshkave dhe gurët uretralë është shtuar, do të ishte e dobishme që të mund të trajtoheshin më shumë pacientë duke reduktuar qëndrimet spitalore.

"Koha e pritjes për trajtim është në rritje dhe kjo do të thotë se kënaqësia e pacientit ndoshta do të jetë më e ulët. Kjo është arsyeja pse ofrimi i litotripsisë është i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien mendore të pacientit", thotë Dickinsoni.

Një rekomandim i mëtejshëm është që t'iu ofrohet pacientëve një skanim CT brenda 24 orëve nga një vlerësim fillestar mjekësor, nëse ata ankohen për dhimbje të rënda të barkut që mendohet se shkaktohen nga gurët në veshka. Praktika aktuale është të vlerësojë kolikat renale duke përdorur ultratinguj ose radiografi të barkut. Megjithatë, grupi NICE arriti në përfundimin se edhe pse CT-ja është më e shtrenjtë, ajo pakëson gjasat për të pasur nevojë për kontrolle të mëtejshme.

 

NICE Guidelines
https://www.nice.org.uk/guidance/GID-NG10033/documents/draft-guideline


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>