Mjekësi e përgjithshme

nën92018

Oksigjeni te pacientët akutë. Udhëzimet e reja kërkojnë moderim. Ja, se pse...

Shtimi i oksigjenit nuk është gjithmonë i këshillueshëm për pacientët akutë dhe mund të kontribuojë edhe në rritjen e vdekshmërisë te kjo popullsi, sipas rekomandimeve të reja të botuara në "British Medical Journal", që janë pjesë e iniciativës së revistës "Rapid Recommendations". Një grup ekspertësh profesionistë të shëndetit dhe pacientë të udhëhequr nga Reed Siemieniuk (Universiteti McMaster në Hamilton, Kanada), kanë vlerësuar një rishikim sistematik të kohëve të fundit dhe kanë zhvilluar udhëzime përsa i përket terapisë me oksigjen.

Rekomandimet kanë për qëllim trajtimin e pacientëve me sëmundje kritike, të pacientëve kirurgjikalë me sepsis, të atyre të hospitalizuar ose që çohen në spital me ambulancë dhe nuk përfshijnë ata që gjenden në periudhën pas operatore, në moshë pediatrike ose të fushës obstetrike.

Midis rekomandimeve kryesore, grupi i punës këshillon ruajtjen e saturimit të oksigjenit kapilar periferik (SpO2) në një përqindje të barabartë ose më pak se 96% për pacientët me plotësim oksigjeni. Për më tepër, te pacientët me infarkt miokardi akut ose iktus, oksigjeni nuk duhet të përdoret në qoftë se SpO2 fillestare është më e madhe ose e barabartë me 92%. Në dokument gjendet gjithashtu një rekomandim i dobët kundër fillimit të terapisë së oksigjenit te pacientët me SpO2 mes 90% dhe 92%, edhe në qoftë se u duhet të konsiderojnë një prag më të ulët për SpO2, për pacientët në rrezik për insuficiencë respiratore hiperkapnike.

Rishikimi sistematik, i cili përfshinte 25 studime me përzgjedhje rastësore, të kontrolluara, tregoi një rritje të vdekshmërisë kur SpO2 ishte më i madh se 96%, por ekspertët nuk kanë arritur ta sqarojnë këtë në bazë të lidhjes. Në përgjithësi, paneli sugjeron që vlerat e synuara të SpO2 midis 90 dhe 94%, duket të jenë të ulëta për të shmangur dëmet. Autorët sugjerojnë gjithashtu se ky varg është mjaft i gjerë, ndaj kërkon shumë vëmendje.

 

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k4169
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30355567


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>