Mjekësi e përgjithshme

nën232018

Parkinsoni dhe apendiksi. Studiuesit thonë se janë të lidhur

Një studim i ri i botuar në "Science Translational Medicine" mbështet idenë se ekziston një lidhje midis pranisë së apendiksit në trup dhe zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit. "Patogjeneza e sëmundjes së Parkinsonit përfshin grumbullimin e agregatit alfa-synuclein dhe mendohet se kjo situatë mund ta ketë origjinën në traktin gastrointestinal", thotë Bryan Killinger (Instituti i Kërkimeve Van Andel, SHBA), autori kryesor i studimit.

Hulumtuesit studiuan 500,000 pacientë në Suedi të cilët kishin bërë një apendektomi dhe i kanë krahasuar me njerëz me karakteristika të ngjashme, që nuk i ishin nënshtruar ndërhyrjes. Të dhënat tregojnë se rreth 2,200 individë kishin zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit gjatë periudhës së studimit. Analiza tregoi se rreziku i sëmundjes së Parkinsonit ishte 19% më i ulët mes atyre që i ishin nënshtruar një apendektomie, në krahasim me ata që nuk i ishin nënshtruar procedurës (1.60, krahasuar me 1.98 për 100,000 vite/njerëz).

Si në këtë grup, ashtu edhe në një tjetër, që përfshinte 850 pacientë me sëmundjen e Parkinsonit, studiuesit zbuluan se mosha në fillimin e sëmundjes së Parkinsoni ishte zhvendosur përpara me 3.6 vjet tek ata që kishin bërë një apendektomi, të paktën 20 ose 30 vjet më parë. Më pas, studiuesit zbuluan se 46 nga 48 apendikset e burrave dhe grave të shëndetshëm, kishin alfa-sinukleinë në indet e tyre.

"Apendiksi njerëzor i shëndetshëm përmban agregatet e alfa-synucleinës dhe një bollëk të produkteve të kufizimit të alfa-synucleinës, të lidhura me sëmundjen e Parkinsonit që, siç dihet, grumbullohen në trupzat e Levit, simptomë patologjike e Parkinsonit. Lizatet e indeve të apendiksit njerëzor kanë shkaktuar një copëzim të shpejtë dhe oligomerizim të alfa-synukleinës rikombinante të plotë", shpjegojnë autorët.

Rezultatet sugjerojnë se apendiksi shërben si një rezervuar për forma patogjene të alfa-synucleinës, të cilat mund të kontribuojnë në fillimin dhe zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit. Për këtë arsye, përbërjet që kufizojnë ndarjen dhe akumulimin e alfa-synucleinës jo normale në apendiks dhe në indet e tjera limfatike të aparatit gastrointestinal, mund të jetë një strategji potenciale terapeutike për sëmundjen e Parkinsonit.

 

Sci Transl Med. 2018. Doi: 10.1126/scitranslmed.aar5280
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30381408


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>