Mjekësi e përgjithshme

qer302023

Sëmundjet degjenerative. Inhibitorët që përmirësojnë simptomat psikotike

Trajtimi me inhibitorët e kolinesterazës (ChEI) përmirëson simptomat psikotike te pacientët me sëmundjen e Alzheimerit dhe atë të Parkinsonit, edhe pse efektet nuk janë të dukshme menjëherë, tregon një studim i botuar në "JAMA Neurology".

"Simptomat psikotike rrisin shumë barrën e sëmundjes për njerëzit me çrregullime neurodegjenerative dhe kujdestarët e tyre. Inhibitorët e kolinesterazës mund të jenë një trajtim efektiv për simptomat psikotike në këto raste, por studimet e mëparshme kanë vlerësuar vetëm simptomat neuropsikiatrike si një rezultat i përgjithshëm dytësor, duke mjegulluar gjetjet e vëzhguara për simptomat psikotike", thotë Emile d'Angremont nga Qendra Mjekësore Groningen, Holandë, autori kryesor i studimit.

Studiuesit kanë vlerësuar në mënyrë sasiore përdorimin e inhibitorëve të kolinesterazës për trajtimin e simptomave individuale neuropsikiatrike, veçanërisht halucinacioneve dhe deluzioneve, te pacientët me Alzheimeri, Parkinson dhe demencën me trupat Lewy (DLB), duke kryer kështu një kërkim sistematik në baza të ndryshme të dhënash. U kërkuan të dhëna origjinale nga studimet e identifikuara dhe u krye një metaanalizë me dy faza duke përdorur modele të efekteve rastësore. Rezultatet primare ishin halucinacionet dhe deluzionet, ndërsa rezultatet sekondare përfshinin të gjitha nënfushat e tjera individuale neuropsikiatrike dhe rezultatin total neuropsikiatrik.

Në total, 34 prova klinike të përzgjedhura në mënyrë rastësore plotësuan kriteret e përfshirjes, duke bërë pjesë të studimit gjithsej 6,649 individë (3,830 gra, mosha mesatare 75 vjeç) për të cilët ishin të disponueshme të dhëna individuale. Ekspertët arritën të gjenin një lidhje me trajtimin me inhibitorët e kolinesterazës në nëngrupin e sëmundjes së Alzheimerit për deluzionet dhe halucinacionet, dhe në nëngrupin e sëmundjes së Parkinsonit për çrregullimet deluzionale dhe halucinacionet.

 

JAMA Neurology 2023. Doi: 10.1001/jamaneurol.2023.1835
http://doi.org/10.1001/jamaneurol.2023.1835


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>