Mjekësi e përgjithshme

nën272018

Psoriaza shkakton disfunksion seksual. Ja, cilat barna i përgjigjen çrregullimit.

Ata që vuajnë nga psoriaza mund të përballen me një rrezik në rritje për disfunksion seksual, veçanërisht kur vuajnë edhe nga çrregullime të humorit ose nga artriti psoriatik. Këto janë rezultatet e një rishikimi të literaturës, botuar në "JAMA Dermatology". "Pacientët me psoriazë paraqesin komorbilitete fizike dhe psikologjike që shoqërohen nga një rrezik më i lartë për mosfunksionim seksual dhe ne nuk duhet të harrojmë se vetë psoriaza mund të luajë një rol në fillimin e këtij problemi. Prania e lezioneve të dukshme të lëkurës, sidomos në organet gjenitale, kuptohet që do të ketë ndikim në funksionin seksual, me efekte negative në vetëbesim dhe vetëvlerësim.

Për arsye të ngjashme, shpesh, te pacientët me psoriazë, zhvillohet ankthi dhe depresioni, të cilat nga ana tjetër mund të jenë shkak i mosfunksionimit seksual", thotë Alejandro Molina-Leyva (Spitali Universitar Virgen de las Nieves në Granada, Spanjë), autori kryesor i punimit.

Studiuesit kërkuan të dhëna nga 28 studime me një numër total prej më shumë se 52,000 pacientësh me psoriazë dhe më shumë se 1.8 milionë njerëz pa sëmundje. Sipas analizës, ata që vuanin nga psoriaza shfaqën një rrezik 5.5 herë më të lartë për paraqitjen e mosfunksionimit seksual sesa ata pa këtë sëmundje. Edhe artriti psoriatik, depresioni, ankthi dhe shenjat në lëkurë e në organet gjenitale të lidhura me sëmundjen, kanë qenë të lidhura me një rrezik më të lartë për disfunksion seksual.

Burrat me psoriazë paraqesin një rrezik në rritje për mosfunksionim erektil, që varion nga 37% deri në gati katër herë më shumë, krahasuar me meshkujt pa psoriazë. "Analiza aktuale nuk përfshin një gjykim të kontrolluar dhe të projektuar për të provuar nëse dhe si mund të shkaktojë psoriaza drejtpërdrejt ose tërthorazi mosfunksionim seksual, por ka mundësi që inflamacioni sistemik të ketë një ndikim mbi hormonet seksuale, duke penguar funksionin seksual", konfirmojnë autorët. Në përfundim, theksohet se përdorimi i barnave biologjike ka treguar një përmirësim të funksionit seksual te pacientët me psoriazë.

 

JAMA Dermatol. 2018. doi: 10.1001/jamadermatol.2018.3442
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30304327


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>