jan92019
Lezionet spinale: stimulimi epidural dhe rehabilitimi intensiv, të dobishëm për deambulimin
Dy studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah së fundmi sukseset e arritura nëpërmjet elektrostimulimit epidural në ndihmë të pacientëve të paralizuar, për të fituar aftësinë e të ecurit. Në studimin e parë, të publikuar në "New England Journal of Medicine", një grup pune i udhëhequr nga Susan Harkema (Universiteti i Luisvilit në SHBA), ka regjistruar katër pacientë që kishin pësuar lezione të shtyllës kurrizore rreth tre vjet më parë.
Pacientët nuk kishin aftësi motorike nën nivelin e lezioneve të tyre; dy prej tyre kishin ruajtur ndjeshmërinë të paktën në një pjesë të vogël. Kërkuesit kanë implantuar një elektrostimulues epidural në segmente spinale nga L1 deri te S1-S2 dhe më pas, pacientët iu janë nënshtruar disa muajve të terapisë fizike çdo ditë, me një stimulues të ndezur.
Dy pacientët që kishin ruajtur ndjeshmërinë e pjesshme, kanë rifituar aftësinë e të ecurit me ndihmë pas 15 dhe 85 javësh. Dy të tjerë kanë arritur të qëndrojnë në këmbë në mënyrë të pavarur dhe të kryejnë disa ushtrime në një pistë vrapimi, por nuk kanë qenë në gjendje të ecin në terren. Një pacient ka pësuar një frakturë në njërën anë, gjatë trajnimit.
Në studimin e dytë, të publikuar në "Nature Medicine", Megan Gilldella (Mayo Clinic në Roçester) dhe grupi i saj i punës kanë ndjekur një burrë me humbje të plotë të ndjeshmërisë dhe funksionit motorik, nën nivelin e lezionit të tij, në medulën spinale. Kërkuesit kanë implantuar te pacienti një stimulues epidural nën nivelin e lezionit dhe pacienti më pas i është nënshtruar trajnimit për 43 javë, duke rifituar aftësinë e të ecurit me ndihmë, për rreth 100 metra.
Grupi i kërkimit i ka përkufizuar rezultatet si "shumë të rëndësishme". "Me sa dimë ne, ky është raporti i parë i një deambulimi të pavarur që është bërë i mundur nga një trajnim specifik, në prani të elektrostimuluesit spinal te një pacient me humbje të plotë të funksionit senso-motorik të gjymtyrëve inferiore, për shkak të lezionit të shtyllës kurrizore", përfundojnë autorët.
N Engl J Med. 2018. doi: 10.1056/NEJMoa1803588
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30247091
Nature Medicine 2018. Doi: 10.1038/s41591-018-0175-7
https://www.nature.com/articles/s41591-018-0175-7