Gjinekologji

dhj132017

Pas epidurales, do të ketë më shumë lindje natyrale, nëse...

Sipas një studimi të publikuar në "British Medical Journal", pas anestezisë epidurale, në fazën e dytë të lindjes, është mirë që gruaja të qëndrojë në pozicionin shtrirë. Sipas studiuesve, kjo praktikë ka shtuar përqindjen e lindjeve natyrale, pa komplikacione të tjera.
"Qëndrimi shtrirë, në krahasim me qëndrimin në pozicion vertikal, shton te gruaja mundësitë për të patur një lindje spontane. Kjo është shumë e rëndësishme për gratë dhe për fëmijët sepse shmangia e lindjeve me instrumente, pinca, nxjerrja e detyruar me vakum, ose një operacion cezarian në fazën e fundit të lindjes, do të evitonte trauma të ndryshme, si afatshkurtra, ashtu edhe afatgjata", thotë Peter Brocklehurst-i (Universiteti i Birmingamit), i cili ka qenë pjesë e grupit të bashkëpunimit "The Epidural and Position Trial".
Në këtë studim, 3.200 gra në fazën e fundit të lindjes, të cilave u ishte bërë gjatë procesit një anestezi epidurale me dozë të ulët, në mënyrë të rastësishme janë vënë të qëndrojnë shtrirë ose ulur, në gjunjë ose në këmbë, për të përballuar fazën e lindjes që ndjek dilatacionin e cerviksit. 41% e grave që qëndruan në pozicionin shtrirë, kanë patur një lindje vaginale spontane në krahasim me 35% të grave që kanë qëndruar në pozicionin vertikal.
Gjithashtu, nuk janë vënë re ndryshime në rezultatet e tjera që kishin të bënin me nënën dhe të sapolindurin. Arsyeja e kësaj rritjeje të përqindjes nuk është shumë e qartë, por autorët mendojnë se pozicioni ulur mund të pengojë daljen në rrugën pelvike, për shkak të presionit të ushtruar mbi kërbisht, ose mund të ndodhë që në pjesën e dytë të procesit të lindjes, enjtja e zonës nën kokën e bebes në kanalin vaginal ta bëjë më të vështirë shtyrjen. Nga ana tjetër, kur gratë janë të shtrira, kontraksionet janë më produktive në ndihmën që i japin fëmijës për të dalë nga kanali vaginal.
Grave që gjatë procesit të lindjes bëjnë anestezi epidurale, u duhet rekomanduar qëndrimi shtrirë në fazën e fundit, deri kur të mos kemi të dhëna për të vepruar ndryshe", përfundon grupi i punës.

BMJ 2017. Doi: 10.1136/bmj.j4471
http://www.bmj.com/content/359/bmj.j4471


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>