Mjekësi e përgjithshme

jan162019

Kanceri i prostatës. Udhëzimet këshillojnë terapinë e hipofraksionuar

Burrat me kancer të prostatës, që zgjedhin t'i nënshtrohen një terapie në vend të mbikëqyrjes aktive, duhet të bëjnë pa rezerva një radioterapi të jashtme (EBRT) të hiperfraksionuar për trajtimin e sëmundjes së lokalizuar, edhe nëse ka pak prova për një radioterapi të ultra-hipofraksionuar, si alternativë të fraksionimit konvencional sipas udhëzimeve të reja të zhvilluara së bashku nga American Society for Radiation Oncology, American Society of Clinical Oncology dhe American Urological Association dhe të publikuara në "Journal of Clinical Oncology". Në udhëzime, radioterapia e fraksionuar konvencionale është përkufizuar si radioterapi e jashtme me një dimension të fraksionit nga 180 - 200 cGy, një fraksionim i moderuar është përkufizuar si radioterapi e jashtme me një dimension të fraksionit ndërmjet 240 dhe 340 cGy dhe një ultra-hipofraksionim është përcaktuar si një fraksion 500 cGy ose më shumë.

"Në lidhje me fraksionimin konvencional, hipofraksionimi i moderuar jep përgjigje të ngjashme kontrolli për kancerin e prostatës, norma të ngjashme të toksicitetit të vonuar dhe vetëm një tepricë të lehtë toksiciteti gastrointestinal akut", shkruajnë ekspertët. Përveç kësaj, hipofraksionimi i moderuar është më komod për pacientët sepse lejon marrjen e dozave të mëdha të rrezatimeve në një numër më të vogël të seksioneve të trajtimit dhe lejon një përdorim koherent të burimeve shëndetësore. Sipas task forcës, përdorimi i radioterapisë së hipofraksionuar duhet t'iu këshillohet të gjithë meshkujve që kanë zgjedhur EBRT për trajtimin e kancerit të prostatës.

Ky rekomandim zbatohet për të gjitha grupet e riskut dhe është i pavarur nga mosha, prania e komorbilitetit, anatomia ose funksioni urinar. Anëtarët e grupit nuk kanë arritur të identifikojnë një regjim të dozimit optimal, sepse pjesa më e madhe e skemave të shumta të fraksionimit të eksploruara në klinika, nuk janë krahasuar një për një. Te dokumenti lexohet edhe që burrave me kancer të prostatës me risk të ulët ose të ndërmjetëm, mund t'iu ofrohet radioterapia me ultra-hipofraksionim si alternativë e fraksionimit konvencional, edhe nëse nuk këshillohet hipofraksionimi për meshkujt me sëmundje në risk të lartë jashtë studimit klinik ose të një regjistri që përfshin më shumë struktura.


Journal of Clinical Oncology 2018. Doi: 10.1200/JCO.18.01097
http://ascopubs.org/doi/10.1200/JCO.18.01097


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>