Mjekësi e përgjithshme

mar142019

Lebra. Ka ende raste në SHBA. Në risk, personat me imunitet të komprometuar

Edhe pse është e rrallë, lebra nuk mund të përjashtohet apriori në një diagnozë diferenciale, veçanërisht te disa kategori pacientësh. Kjo është ajo që referojnë autorët e një studimi të publikuar në "Mayo Clinic Proceedings". Studimi është bazuar në observimin e faktorëve të riskut dhe në informacionet e disponueshme për të sëmurët në Shtetet e Bashkuara.

Duke përdorur një bazë të dhënash të kartelave klinike elektronike, kërkuesit kanë identifikuar nëntë pacientë me lebër që janë vlerësuar dhe trajtuar në Mayo Clinic (Roçester, SHBA), nga viti 1994 deri në vitin 2017. Për këta pacientë, janë marrë informacione demografike, ndërmjet të cilave: mosha, gjinia, vendi i origjinës, historia e udhëtimeve dhe rezultatet e biopsisë kutane. Shtatë pacientë ishin meshkuj dhe dy ishin femra, nga 15 deri në 63 vjeç. Gjashtë pacientë kishin emigruar nga vende të huaja, veçanërisht nga Guami, Indonezia, Meksika e Mikronezia dhe tre kishin lindur në SHBA. Të gjithë pacientët paraqisnin lezione kutane tipike të lebrës, që përfshinin trungun, gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme me ose pa përfshirje të kokës e qafës dhe disa paraqisnin edhe simptoma neurologjike, si për shembull, një reduktim të ndjesisë së prekjes.

Analiza e të dhënave ka treguar që faktorët e riskut të zakonshëm përfshinin prejardhjen mikroneziane dhe një udhëtim të gjatë të kryer në një gjendje imunosupresive. "Njerëzit me imunosupresion që udhëtonin në vende në të cilat sëmundja është prevalente me norma të larta, janë në risk më të lartë, ashtu si ata që qëndrojnë në kontakt të ngushtë me persona të tjerë të infektuar, për periudha të gjata kohore", shpjegon Spencer Bezalel (Mayo Clinic), emri kryesor i studimit. Në pjesën më të madhe të rasteve të lebrës moderne, në fakt, personat që zhvillojnë sëmundjen janë me imunitet të komprometuar, për shembull, ata që i janë nënshtruar transplantit, ose ata që marrin barna imunosupresive për motive të tjera. Në raste të tjera, bëhet fjalë për njerëz që jetojnë ose udhëtojnë në vende në të cilat normat e lebrës janë të larta.


Mayo Clin Proc 2019. Doi: 10.1016/j.mayocp.2018.11.022
https://www.mayoclinicproceedings.org/article/S0025-6196(18)30937-6/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>