Mjekësi e përgjithshme

mar222019

Sepsisi. Diagnostikim në tre minuta, falë një testi të ri

Një test i ri për diagnostikim të shpejtë dhe të hershëm të sepsisit, i krijuar nga kërkuesit e Universitetit Strathclyde, në Mbretërinë e Bashkuar, mund të përdoret në poliklinikat mjekësore dhe në repartet e ndihmës së shpejtë për të përjashtuar me shpejtësi patologjinë, duke shpëtuar mijëra jetë. Sistemi shëndetësor anglez vlerëson se 37.000 vetë vdesin çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të sepsisit, një komplikacion i infeksioneve, tejet i vështirë për t'u diagnostikuar. Aktualisht, për zbulimin e pranisë së sepsisit bazohemi në temperaturën trupore, në frekuencën kardiake, në frekuencën respiratore dhe shpesh, në një ekzaminim të gjakut, që mund të kërkojë deri në 72 orë kohë, për përpunimin e rezultateve. Testi i ri, i paraqitur në studimin e publikuar në "Biosensors and Bioelectronic Journal", bazohet në bioshënjuesin proteinik të sepsisit: interleukinë-6 (IL-6) dhe në shtimin e kësaj molekule në gjak, gjatë sepsisit.

Kërkuesit kanë projektuar një sensor të përbërë nga më shumë elektroda ari të ngopura me antitrupa për IL-6. Kjo pajisje është lidhur me një qark elektrik, ndërkohë që në brendësi mban kampionë nga gjaku i pacientëve. Sensori ka treguar një rënie të rezistencës elektrike (të matur duke përdorur voltametrinë me impulse diferencuese [DPV]) si përgjigje ndaj shtimit të lidhjes së IL-6 me antitrupin. Një përgjigje e tillë e DPV-së, e njohur si piku aktual i DPV-së, ka rezultuar se shtohet në modalitetin dozë-përgjigje kur aplikohet në një gradient me përqendrim të IL-6.

Këto rezultate janë bërë të dukshme brenda 2,5 minutash nga ekspozimi i elektrodës ndaj kampionëve që përmbajnë nivele të ndryshme të IL-6. Falë përmasave të tij të reduktuara, testi mund të inkorporohet në çdo pajisje që përdoret në struktura të ndryshme dhe të përdoret për shembull për të menaxhuar mbikëqyrjen te pacientët në terapi intensive. Por, kërkuesit nuk kanë ndërmend të ndalen te ky rezultat.

"Kërkimi ynë deri më tani tregon se është e mundur të matet një shënjues i vetëm i sepsisit, por në të vërtetë, në age janë plot tetë sensorë, çdonjëri prej të cilëve ka diametrin e një fijeje floku. Ideja jonë është që në të ardhmen të mund të marrim më shumë shënjues nëpërmjet një mikroçipi të vetëm, për një test më të plotë", komenton autori kryesor i studimit, Damion Corrigan.


Biosensors and Bioelectronic Journal 2019. Doi: 10.1016/j.bios.2018.11.053
https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0956566318309540?via=ihub 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>