Mjekësi e përgjithshme

dhj112019

Pneumonitë e fituara në komunitet. Përditësohen udhëzimet për menaxhimin e tyre

Sapo është publikuar në "American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine", një dokument zyrtar i firmosur nga ekspertët e Shoqatës Amerikane të Toraksit (ATS) dhe nga Shoqata Amerikane e Sëmundjeve Infektive (IDSA), i cili propozon rekomandime për diagnostikimin dhe menaxhimin e pneumonisë së fituar në komunitet (CAP).
Nënshkruesi kryesor  i artikullit, Joshua Metlay (Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit në Boston) dhe kolegët, kanë bërë një rishikim sistematik të literaturës, për të përditësuar udhëzimet e vitit 2007, të krijuara nga të dyja shoqatat. "Ndonëse disa nga rekomandimet e formuluara paraprakisht mbeten të pandryshuara, versioni i vitit 2019 modifikon strategjitë e trajtimit empirik, duke formuluar rekomandime shtesë për menaxhimin e CAP-it", shkruajnë autorët.

Një ndryshim i rëndësishëm midis udhëzimeve më të fundit dhe atyre të vitit 2007 është rekomandimi për të mbledhur më shumë mostra mikroskopike të traktit respirator në disa nëngrupe pacientësh, në mënyrë që të shmangen terapi të panevojshme antibiotike mbi bakteret rezistente. Komiteti prej 15 anëtarësh, i formuar ndër të tjera nga infektivologët dhe pneumologët, ka zhvilluar rekomandime në lidhje me 16 fusha specifike, që përfshijnë testet diagnostikuese, formulimin e terapisë fillestare me antibiotikë dhe menaxhimin e mëtejshëm të ecurisë klinike.

"Te të rriturit me CAP, ngjyrimi Gram dhe kultura e sekrecioneve respiratore të rrugëve poshtme të ajrit, nuk duhet të kërkohet në mënyrë rutinore në ambientin ambulant, ndërsa të njëjtat teste duhet të jenë të disponueshme përpara trajtimit në nëngrupe specifike, përfshirë pacientët e rritur me CAP të rëndë", thotë studiuesi, duke sqaruar se nuk është e nevojshme të kërkohen hemokultura në rastet e CAP-it që menaxhohet në ambientin ambulator të mjekut të përgjithshëm, ndërsa është e nevojshme të kërkohen te pacientët e shtruar në spital.
"Te të rriturit ambulatorialë, të shëndetshëm, pa komorbiditete ose faktorë rreziku për patogjenë rezistentë, antibiotikët e rekomanduar përfshijnë amoxicillinën 1 g tre herë në ditë, doxycycline 100 mg dy herë në ditë, ndërsa një makrolid duhet të përdoret vetëm në zona me rezistencë pneumokokale, me makrolidë më pak se 25 për qind", përfundon Metlay.


Am J Respir Crit Care Med. 2019. Doi: 10.1164/rccm.201908-1581ST
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31573350


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>