Mjekësi e përgjithshme

jan302020

Ulcera nga stresi. Studimi kërkon profilaksinë më të sigurt në terapinë intensive

Studimi shumëqendror ndërkombëtar PEPTIC, i prezantuar së fundmi në "Critical Care Reviews Meeting 2020" të mbajtur më 16 dhe 17 Janar në Belfast dhe botuar njëkohësisht në "JAMA", nuk ka qenë në gjendje të sqarojë përfundimisht se cila është profilaksia më e sigurt e ulcerës nga stresi te pacientët e shtruar në kujdesin intensiv (ICU) dhe të vendosur në ventilim mekanik invaziv.

Me frenuesit e pompës protonike (PPI) nivelet e vdekshmërisë spitalore ishin 18.3%, krahasuar me 17.5% të vërejtura gjatë administrimit të antihistaminikëve anti-H2 (H2RB), me një ndryshim jo shumë të rëndësishëm (P=0.054). Por, jo vetëm: hemorragjitë gastrointestinale klinikisht të rëndësishme kanë qenë më pak të shpeshta me PPI, sesa me H2RB (1.3% kundrejt 1.8%, P = 0.009).
"Sidoqoftë, këto rezultate mund të jenë ndikuar disi nga modeli i studimit, një crossover i hapur, në të cilin 20% e anëtarëve të grupit H2RB janë trajtuar me PPI", thotë bashkautori Paul Young (Spitali i Uellingtonit në Zelandën e Re). Qëllimi i studimit PEPTIC ishte të identifikonte se cila ishte profilaksia më e sigurt kundër ulcerave në një grup prej 26.982 pacientësh të regjistruar në 50 ICU në Australi, Kanada, Angli, Irlandë dhe Zelandë të Re. Të gjithë pjesëmarrësit, të vendosur në ventilim mekanik invaziv brenda 24 orëve nga shtrimi në spital, u përzgjodhën në mënyrë rastësore për përdorimin preferencial të PPI, kundrejt atij të H2RB.

"Çdo medikament u përdor në mënyrë sekuenciale për 6 muaj", shpjegojnë autorët, duke theksuar se 4.1% e pjesëmarrësve të përzgjedhur për të marrë PPI, morën H2RB, ndërsa 20.1% e pacientëve të trajtuar me H2RB, morën PPI. "Sado e vogël, diferenca prej 0.8% e vërejtur në vdekshmërinë 90-ditore do të ishte akoma e rëndësishme nëse konfirmohet, duke pasur parasysh qindra mijëra pacientë të sëmurë kritikë çdo vit", tha Tander Rice nga Universiteti Vanderbilt në Nashvil, Tenesi, gjatë një komenti shoqërues.


JAMA 2020. Doi: 10.1001/jama.2019.22190
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31950977

JAMA 2020. Doi: doi:10.1001/jama.2019.22436
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31950973


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>