mar132020
Rasti i dytë i remisionit nga HIV-1, falë transplantit të qelizave staminale
Dhjetë vjet pas "pacientit të Berlinit", edhe një i dytë ka shfaqur remision të zgjatur nga HIV-1 falë transplantit të qelizave staminale nga dhuruesit që mbartin një mutacion gjenetik i cili parandalon shprehjen e receptorit Ccr5. Ky receptor është ai që përdoret më shpesh nga HIV-1 dhe njerëzit që kanë dy kopje të alelit Ccr5 janë rezistentë ndaj shtamit të virusit HIV-1 që përdor këtë receptor.
"Subjekti i studimit të ri ka qenë në remision për 18 muaj pasi ndërprerjes së terapisë antiretrovirale. Sidoqoftë, është shumë herët të themi me siguri se ai është shëruar nga HIV-i dhe ne do të vazhdojmë ta monitorojmë gjendjen e tij", shpjegon Ravindra Gupta, nga Universiteti i Kembrixhit, emri i kryesor i studimit.
Studiuesit ndoqën një pacient mashkull në Mbretërinë e Bashkuar i cili ishte diagnostikuar me infeksion HIV në vitin 2003 dhe që ishte në terapi antiretrovirale që nga viti 2012. Në të njëjtin vit, pacienti u diagnostikua me limfomën Hodgkin të përparuar dhe, përveç kimioterapisë, ai iu nënshtrua një transplantimi qelizash staminale hematopoietike në vitin 2016 nga një dhurues me dy kopje të alelit Ccr5Δ32. Transplanti pati disa efekte anësore, mes të cilave një sëmundje të butë graft vs host.
Pacienti vazhdoi të merrte terapi antiretrovirale për 16 muaj pas transplantimit. Pas ndërprerjes së barnave antiretrovirale, testet treguan një ngarkesë virale të padukshme dhe remision që zgjati 18 muaj pas ndalimit të terapisë dhe 35 muaj pas transplantimit. Edhe pacienti në Berlin kishte marrë qeliza staminale për të trajtuar leuceminë, por iu ishte nënshtruar dy transplanteve dhe rrezatimit, ndërsa pacienti në Mbretërinë e Bashkuar kishte bërë vetëm një transplantim dhe kimioterapi më pak intensive.
"Duke arritur remisionin në një pacient të dytë me qasje të ngjashme, ne demonstruam se pacienti në Berlin nuk ishte një anomali dhe se ishin pikërisht qasjet terapeutike që eliminuan HIV-in te këta dy njerëz", thotë Gupta. Studiuesit tregojnë se kjo metodë terapeutike nuk është e përshtatshme si një trajtim standard për HIV-in, për shkak të toksicitetit të kimioterapisë, por ata janë të bindur se mund të ofrojë një bazë nga e cila të fillojë zhvillimi i strategjive të reja të trajtimit, që mund ta eliminojnë plotësisht HIV-in.
Nature 2020. Doi: 10.1038/s41586-019-1027-4
https://www.nature.com/articles/s41586-019-1027-4