gus122020
A transmetohet Sars-CoV2, nëpërmjet zinxhirit ushqimor? Studimet japin përgjigjen
Që nga fillimi i epidemisë nga Sars-CoV2 e deri më sot, janë bërë shumë hapa përpara në njohjen e virusit, mekanizmave të përhapjes dhe atyre të zhvillimit të sëmundjes. Kur numrat e infektimeve u rritën në mënyrë eksponenciale, midis shumë frikërave, ekzistonte edhe frika e përhapjes së infeksionit përmes ushqimit, shqetësim ky i përhapur mjaft shpejt. Por, përveç argumenteve të përdorura atëherë, sot kemi edhe disa prova më shumë se ushqimet (dhe lëndët e para nga të cilat ato burojnë) nuk përbëjnë në vetvete një rrezik.
Të dhënat e eksperimenteve
Të dhënat e siguruara nga dy eksperimente konfirmojnë se të gjitha kafshët me interes zooteknik nuk sëmuren nga Covid-19; ato nuk kanë ndonjë rol epidemiologjik në përhapjen e infeksionit përkundër faktit që bëhet fjalë për një zoonozë. Sergio Rosati, nga Departamenti i Shkencave Veterinare të Universitetit të Torinos, tha se gjatë një takimi të organizuar nga Msd Animal health, është folur për të ardhmen e zinxhirëve të furnizimit me ushqim. "Janë kryer disa infeksione eksperimentale në Kinë, qasje shkencore që jo gjithmonë vlerësohen, por që na lejojnë të shpejtojmë procesin natyror". Në infeksionin eksperimental, në fakt, një virus inokulohet qëllimisht në zgavrat e hundës të specieve që duhen testuar, për të kuptuar nëse ato janë të ndjeshme nga infeksioni. Ndërsa macja, midis specieve hipotetikisht të ndjeshme, mund të ketë forma më të buta dhe qelbësi, format më të rënda respiratore, as derrat dhe as shpendët nuk janë infektuar, sipas rezultateve të eksperimentit. Ky virus, pra, nuk do të ishte në gjendje të replikohej në qelizat e tyre: duket, në fakt, se ai është përshtatur vetëm në mukozën e qelizave njerëzore dhe ky është mekanizmi me të cilin mund të transmetohet.
Speciet shtazore në zinxhirët e furnizimit me ushqim, nuk e transmetojnë virusin
Një studim i dytë, nga ana tjetër, vlerësoi nëse kafshët mund të kenë pasur kontakte me këtë virus dhe nëse sistemi i tyre imunitar mund të ketë reaguar gjithashtu asimptomatikisht ndaj këtij infeksioni. Janë kontrolluar antitrupat, por asnjë nga 35 speciet e kafshëve të marra në konsideratë, përfshirë ato me interes zooteknik, nuk e paraqiste diçka të tillë. Llojet e kafshëve në zinxhirët ushqimorë nuk janë në gjendje ta transmetojnë Sars-CoV2. Ato, as nuk sëmuren, as nuk prodhojnë antitrupa. Sidoqoftë, si çdo objekt në duart tona, ushqimi mund të shndërrohet në mjet infeksioni nëse nuk respektohen rregullat e higjienës gjatë trajtimit. Kjo mbrojtje nevojitet në dhomat e prodhimit, por edhe në sallat e administrimit dhe vëmendja më e madhe duhet t'i kushtohet higjienës së duarve.