sht222020
Sars-CoV-2 mbetet i pranishëm në zorrë, edhe nëse tamponi nazofaringal rezulton negativ
Sipas një studimi të kryer në Hong Kong dhe botuar në "Gut", infeksioni Sars-CoV-2 është në gjendje të rezistojë në traktin gastrointestinal për një periudhë më të gjatë sesa zbulohet në traktin respirator, te njerëzit që nuk kanë simptoma. gastrointestinale. "Kemi gjetur infeksion aktiv dhe të zgjatur të Sars-CoV-2 në feçet e pacientëve me Covid-19, edhe pas shërimit dhe kjo sugjeron që coronavirusi mund të jetë i pranishëm në zorrën e mbartësve asimptomatikë", shpjegon Sievv Ng, nga Universiteti i Hong Kongut (CUHK), i cili udhëhoqi grupin e punës.
Studiuesit studiuan 15 persona të shtruar në spital me Covid-19 në mars dhe prill, me moshë mesatare 55 vjeç dhe simptoma respiratore. Vetëm një pacient kishte pas shtrimit simptoma shoqëruese gastrointestinale, të cilat zgjatën mesatarisht 21 ditë. Ekspertët mblodhën mostra fekale të vazhdueshme deri në momentin e daljes nga spitali dhe nxorën ARN virale për të zbuluar prova të infeksionit aktiv, i cili u gjet në shtatë nga 15 pacientë. Autorët tregojnë se i vetmi pacient me simptoma gastrointestinale nuk ishte në këtë grup pozitiv. Tre nga shtatë pacientët e prekur vazhduan të testoheshin pozitivisht për infeksion aktiv në feçe deri në gjashtë ditë pas zhdukjes së SARS-CoV-2 nga sistemi i frymëmarrjes, siç rezultonte nga tamponi nazofaringal.
Studiuesit gjithashtu nxorën, amplifikuan dhe sekuencuan DNS nga mostrat e feçeve dhe profili metagjenomik zbuloi llojin dhe sasinë e shtameve bakteriale të pranishme në mikrobiomën e zorrëve të secilit pacient. Është interesante të vihet re se shtamet bakteriale të njerëzve që shfaqën infeksion Sars-CoV-2 në feçe ishin të ndryshme nga pjesëmarrësit me pak ose aspak infeksion. "Feçet me aktivitet të lartë viral kishin shumë më tepër baktere patogjene. Anasjelltas, njerëzit me infektivitet të ulët ose aspak, kishin shtame bakteriale më të dobishme, përfshirë bakteret që luajnë një rol kritik në rritjen e imunitetit", shprehen autorët. "Për shkak të kërcënimit të mundshëm të transmetimit fekal-oral, është e rëndësishme që pacientët e dalë nga spitali dhe ata që kujdesen për ta, të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin një higjienë të rreptë", përfundon Ng.
Gut 2020. Doi: 10.1136/gutjnl-2020-322294
http://dx.doi.org/10.1136/gutjnl-2020-322294