Mjekësi e përgjithshme

shk152021

Covid-19. Varianti anglez, së shpejti mund të bëhet mbizotërues. Ja, si rritet shpejtësia e transmetimit

Edhe në Shtetet e Bashkuara, së shpejti, "varianti anglez" i Sars-CoV-2 mund të bëhet forma mbizotëruese e virusit në qarkullim, ashtu siç po ndodh në vendet e tjera dhe për këtë duhet një veprim i menjëhershëm dhe vendimtar për të minimizuar sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga Covid-19, sipas një studimi të botuar në "medRxiv", që ende nuk i është nënshtruar shqyrtimit nga kolegët. Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, ekspertët janë shqetësuar për shfaqjen e mundshme të varianteve më lehtë të transmetueshme. "Që nga janari 2021, varianti B.1.1.7 i Sars-CoV-2, i njohur si "varianti anglez", sepse u identifikua për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe që duket se është shumë i transmetueshëm, ka fituar një pozicion të qëndrueshëm nëpër botë", thotë Nicole Washington, nga Helix në San Mateo, Kaliforni, autorja kryesore e studimit.

Kërkuesit, duke pasur parasysh përhapjen e papritur dhe të shpejtë të B.1.1.7, studiuan përhapjen dhe dinamikën e shtimit të këtij varianti në Shtetet e Bashkuara, duke e gjurmuar atë që në paraqitjen e tij të parë dhe në transmetimin lokal vijues. Kështu, ekspertët zbuluan se një karakteristikë e veçantë e testit RT-qPCR, vrojtuar për të parën herë në Britaninë e Madhe, provoi se ishte i besueshëm për zbulimin e B.1.1.7 dhe ata sekuencuan 212 gjenoma B.1.1.7 Sars-CoV-2 në struktura të ndryshme në Shtetet e Bashkuara nga dhjetori 2020, deri në janar 2021. Studiuesit vërejtën se zbulimi i variantit u rrit me një ritëm të ngjashëm me ato të vrojtuara diku tjetër, me një normë dyfishimi prej pak më shumë se një jave dhe rritje në shpejtësinë e transmetimit prej 35-45%. Duke kryer analiza filodinamike bayesiane të ndjeshme në kohë, autorët zbuluan disa shfaqje të pavarura të B.1.1.7 në Shtetet e Bashkuara që në fund të nëntorit 2020 dhe argumentojnë se transmetimi në komunitet bëri që varianti të përhapej në të paktën 30 shtete, duke filluar nga janari 2021.

"Rritja e shkallës së transmetimit të këtyre linjave dhe numri më i lartë i riprodhimit që vjen për shkak të saj, ka të ngjarë të ketë pasoja shkatërruese në vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara për disa muaj, nëse nuk ndërmerret menjëherë një veprim vendimtar", përfundojnë studiuesit.


medRxiv 2021. Doi: 10.1101/2021.02.06.21251159
https://doi.org/10.1101/2021.02.06.21251159 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>