Mjekësi e përgjithshme

mar272023

Hidrokinezoterapia. Rezultate premtuese për pacientët me lumbalgji

Hidrokinezoterapia mund të ndihmojë e terapinë konvencionale te pacientët me lumbalgji dhe të japë rezultate të dukshme në një afat të shkurtër kohor. Ky është përfundimi i një metaanalize të koordinuar nga Giulia Serra nga Universiteti UniCamillus në Romë dhe të botuar në "Muscles, Ligaments and Tendons Journal".

"Çrregullimet muskuloskeletore dhe në veçanti lumbalgjia e cila përbën 60% të sëmundjeve profesionale, janë ndër shkaqet kryesore të paaftësisë në nivel ndërkombëtar", thonë autorët.

"Hidrokinezoterapia - vazhdojnë ata - përdoret për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Mjedisi ujor ka veti të cilat përmes stërvitjes mund të japin përfitime të konsiderueshme". Studiuesit kryen një rishikim sistematik me qëllim vlerësimin cilësor dhe sasior të fizioterapisë në një mjedis ujor të pacientët me lumbalgji duke kryer një metaanalizë për të ofruar një mjet orientues mbi efektivitetin e këtij lloji trajtimi.

Rishikimi u krye në përputhje me Preferred Reporting Items for Systematic Reviews and Meta-analyses (PRISMA). Ekspertët mblodhën bazat e të dhënave PubMed, Scopus, Web of Science, CINAHL dhe PEDro dhe përfshinë vetëm prova të kontrolluara me përzgjedhje rastësore.

Në rishikim u përfshinë 19 studime, nga të cilat 10 ishin të cilësisë së lartë, ndërsa 9 të tjerat kishin një pikë treguese të nivelit të ulët të cilësisë. Analiza e të dhënave tregoi se hidrokinezoterapia është më efektive për lehtësimin afatshkurtër të dhimbjes, por është ekuivalente për sa i përket rezultatit, d.m.th., paaftësisë dhe lëvizshmërisë.

"Këto rezultate janë në përputhje me literaturën aktuale. Kështu, pacientët mund të zgjedhin terapinë në ujë si një alternativë të përshtatshme për ta dhe ky faktor mund të përmirësojë aderimin dhe pjesëmarrjen në trajtim, që është një element i rëndësishëm për rehabilitimin e tyre", përfundojnë autorët.

 

Muscles, Ligaments and Tendons Journal 2023. Doi: 10.32098/mltj.01.2023.10
http://doi.org/10.32098/mltj.01.2023.10


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>