Mjekësi e përgjithshme

maj72024

Covid-19. Zbulohet një variant i ri

Sapo është zbuluar varianti më i ri, KP.2, i virusit Covid-19 në Itali. Ky mutant i ri, i cili rrjedh nga varianti JN.1, tashmë e ka tejkaluar variantin origjinal dhe është përgjegjës për një në katër infektime, sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Në fakt, varianti JN.1 ka evoluar prej kohësh, duke krijuar nënvariante me mutacione të tjera të quajtura Flirt, të cilat janë në gjendje të përhapen më shpejt.

Një studim paraprak e përshkruan KP.2 si "më të transmetueshëm dhe më imunoevaziv", krahasuar me JN.1.
Në datën e publikimit të të dhënave (29 Prill 2024), në I-Co-Gen  u depozituan dy sekuenca që i atribuohen prejardhjes së KP.2, pasardhës i JN.1 i shfaqur në disa vende, i karakterizuar nga prania e mutacioneve shtesë (S:R346T, S:F456L), sipas të dhënave nga monitorimi më i fundit i Institutit të Lartë të Shëndetësisë rreth progresit të Covid-19 në Itali. Duke marrë parasysh situatën aktuale epidemiologjike dhe më pas numrin e reduktuar të mostrave të sekuencave të pranishme në platformën I-Co-Gen, për momentin nuk është e mundur të kryhen vlerësime javore të frekuencës së varianteve qarkulluese të virusit Sars-CoV-2.

Autorët e studimit paraprak theksojnë se përhapja ishte e shpejtë dhe përqindja e infektimeve me KP.2 shkoi në 20% në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të muajit prill, duke sugjeruar se numrat mund të bëhen mbizotëruese në nivel botëror. "Shfaqja e shpeshtë dhe diversifikimi i variantit JN.1 dhe e nënvariantit KP.2, i cili shfaq mutacione të dukshme në strukturën e proteinës Spike dhe një rezistencë të lartë ndaj vaksinave ekzistuese, nxisin nevojën për kërkime të tjera me qëllim të kuptuarin e komplikacioneve që varianti i ri Flirt mund të shkaktojë në shëndetin publik dhe në zhvillimin e vaksinave. Kjo është premisa e shkencëtarëve të koordinuar nga Kei Sato, të cilët analizuan 30 sekuenca gjenomike të KP.2 nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja. Duke përdorur modelet specifike, ata kanë përllogaritur indeksin e transmetueshmërisë (RE) (norma e riprodhimit efektiv, ose mesatarja e individëve që infekton virusi) të variantit të ri. Ndërsa, me anë të testeve virologjike, ata kanë vlerësuar infektivitetin dhe evazionin imunitar.

Studiuesit arritën në përfundimin se KP.2 paraqet një përshtatshmëri epidemiologjike dukshëm më të përmirësuar, krahasuar me pararendësit e tij, duke përshirë edhe prejardhjen XBB. Kjo konfirmohet në bazë të RE së vlerësuar për KP.2 në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada, respektivisht me 1.22, 1.32 dhe 1.36 herë më të lartë se ai i JN.1. Pavarësisht transmetueshmërisë së lartë, infektiviteti i KP.2 ka rezultuar dukshëm më i ulët (10.5 herë), krahasuar me atë të JN.1, element i cili sipas autorëve, mund të sugjerojë mekanizma apo rrugë të ndryshme, përmes së cilave përhapet dhe vendoset varianti i ri te bujtësi. KP.2 shfaqi një aftësi të konsiderueshme të arratisjes nga mbrojtja imune, me 3.1 herë reduktim të ndjeshmërisë ndaj neutralizimit nëpërmjet serumeve nga individë të vaksinuar me vaksina monovalente anti-XBB.1.5 pa infeksion të mëparshëm, dhe me 1.8 herë nga serumet nga njerëzit me infeksione të mëparshme. Për shkencëtarët, kjo rezistencë e lartë mund të shpjegojë pjesërisht RE më të lartë të KP.2, duke treguar një aftësi më të madhe në shmangien e përgjigjeve imunitare, krahasuar me JN.1 dhe me variantet e tjera të mëparshme.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>