News

qer262014

TNFα ndoshta rrit rriskun për kancer: Të monitorohen pacientët

Në një studim me 56000 pacientë me sëmundjen inflamatore intestinale, përdorimi i antagonistëve të faktorit të nekrozës tumorale alpha (TNFα) nuk lidhet me një rrisk të rritur për kancer në një follow-up 3.7 vjeçar.
"Edhe pse një rritje e rriskut për malinjitet, afatgjatë ose dozë-dipendent nuk mund të përjashtohet plotësisht", shpjegon Nynne Nyboe Andersen, epidemiologe e Statens Serum Institut Copenaghen dhe bashkëautore e një studimi të publikuar në JAMA. "Antagonistët e TNF-α kanë treguar efikasitet të mirë në drejtim të uljes së inflamacionit të sëmundjeve të tilla si artriti reumatoid, sëmundja Crohn dhe koliti ulçeroz," vazhdon studiuesi. Por si në çdo terapi përfitimet vlerësohen në krahasim me efektet anësore që kanë, midis të cilave një rrisk i rritur për të kancer. Prandaj nevoja për studime observuese si ai i ndërrmarë nga Andersen dhe kolegët. Ata vlerësuan normat e shfaqjes së kancerit në pacientët me sëmundje inflamatore intestinale të ekspozuar ndaj antagonistëve të TNF-alfa, në krahasim me pacientët me të njëjtën sëmundje që nuk trajtohet me këto barna. Studimi përfshiu 56 146 pacientëve me sëmundje inflamatore intestinale, që identifikohen teksa konsulton regjistrin kombëtarë të pacientëve në Danimarkë në periudhën 1999-2012, nga të cilat 4553 (8, 1% ) trajtohen me antagonistët e TNF-α.
"Në fund, 3465 (6.7%) pacientë me sëmundje inflamatore intestinale nuk trajtohen me antagonistët e TNF-α dhe 81 (1.8%) të ekspozuar ndaj antagonistëve të TNF-α, kanë zhvilluar tumor në pothuajse 4 vjet të vëzhgimit klinikë, duke treguar se ekspozimi ndaj anti-TNF-α nuk është i lidhur me një rritje të rrezikut për kancer. "Por për shkak të madhësisë së mostrës, numri i vogël i incidencës së kancerit dhe kohëzgjatja e follow-up, studimi nuk përjashton a priori rriskun për malinjitet, dhe kjo e bën të nevojshme ndjekjen e vazhdueshme të pacientëve që marrin doza të larta të TNF-α antagonistëve," përfundon Andersen.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>