News

kor162014

METUOSI: një zbulim i ri në karcinomën papilare tiroidiene

Një molekulë e vogël e aftë të shkatërrojë qelizat malinje të karcinomës papilare, më të zakonshmi i tumoreve të  tiroides, u zbulua nga një grup studjuesish të Fondacionit IRCCS (Istituto di Ricovero e Cura a Carattere Scientifico) të Milanos, të udhëhequr nga Maria Grazia Borrello e Departamentit të Onkologjisë Eksperimentale dhe Mjekësisë Molekulare.
Studimi i financuar nga AIRC, u botua në revistën shkencore Oncotarget dhe u prezantua në Kongresin Europian të EACR, European Association for Cancer Research që u zhvillua në Monaco, 5-8 Korrik 2014. Molekula quhet miR-199a-3p, dhe është zakonisht e pranishme në nivele të ulëta në kancerit tiroidien, por në qoftë se ajorifutet në indin malinjë jashtë qelizave tumorale bën që qelizat tumorale të mbushen me lëngun jashtëqelizor deri në çarje të membranës qelizore duke shkaktuar vdekjene qelizës tumorale. Mekanizmi i pazakontë i veprimit të molekulës quhet "metuosi",  (nga greqishtja metuo= të pish deri në intoksikim). Metuosi e identifikuar për herë të parë në glioblastomë nga studiuesi amerikan Ëilliam Maltese, ende sot është pak e njohur dhe është mjaft e ndryshme nga apoptoza, forma më e famshme e vdekjes qelizore që aktivizon mekanizmat vetë-shkatërrues. "Ky rezultat është interesantë si për pacientët me tumor papilare të tiroides edhe për terapitë e reja antitumorale në përgjithësi," thotë Borrello, duke vënë në dukje se kanceri papilar i tiroides është në rritje. Zakonisht është i lidhur me një prognozë të mirë, për shkak të përgjigjes së mirë ndaj trajtimit kirurgjikalë ose radioterapisë, në 10% të rasteve vihet re një rezistencë progresive ndaj terapive tradicionale. Dhe Marco Pierotti, drejtor shkencor i Institutit të Tumoreve, komenton: "Në revistën Cell është paraqitur një tjetër komponim, Vacquinol-1, i aftë të induktojë vdekjen metuosi në qelizat e glioblastomës.  Zbulimi i grupit të Borrello përshtatet në këtë fushë të re të kërkimit duke identifikuar për herë të parë metuosi në karcinomën papilare të tiroides".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>