News

kor212014

Antibiotikët nuk janë të domosdoshëm pas kolecistektomisë kalkuloze

Në pacientët që i nënshtrohen heqjes së fshikëzës së tëmthit për kolecistit akut kalkulozë, mungesa e terapisë me antibiotikë nuk rrit incidencën e infeksioneve postoperatore, sipas një studimi të publikuar në JAMA.
"Në Shtetet e Bashkuara kryhen rreth750,000 kolecistektomi çdo vit, dhe rreth një e katërta për kolecistit akut kalkuloaë", shprehet kirurgu Jean Marc Regimbeau në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Amiens në Francë dhe bashkë-autor i këtij artikulli, duke shpjeguar se shumë pacientë marrin antibiotikët post-operatorë me qëllim reduktimin e infeksionit të mëvonshëm, por informacionet mbi përfitimet e mundshme e trajtimit janë  të kufizuara. Regimbeau dhe kolegët caktuan në mënyrë të rastësishme 414 pacientë me kolecistit akut kalkuloz të rëndë ose të moderuar që të trajtoheshin me antibiotikë ( amoxicillinë dhe acid klavulanik) para dhe pas kolecistektomisë. Studimi është kryer në 17 qendra mjekësore në periudhën maj 2010 deri gusht 2012, dhe studiuesit gjetën se normat e infektimit postoperator ishin 17% në grupin e patrajtuar dhe 15% në grupin e trajtuar me antibiotikë pas operacionit dhe që mungesa e antibiotikut nuk rriste shkallën e infeksioneve postoperative në krahasim me mono-terapinë preoperatore antibakteriale. "Udhëzuesit e Shoqërisë Amerikane të Sëmundjeve Infektive dhe Shoqatës Botërore të Kirurgjisë Emergjente rekomandojnë trajtim me Amoxicillin dhe Acid klavulonik ose sulbaktam pas kolecistektomisë për kolecistit akut kalkuloz të pa komplikuar, por nga studimi ynë nuk dalin prova për të mirat e trajtimit", përfundon studiuesi, duke theksuar se reduktimi i përdorimit të antibiotikëve të panevojshme, është e rëndësishme duke pasur parasysh rritjen e rezistencës bakteriale dhe incidenca e lartë e komplikime të tilla si infeksioni nga Clostridium Difficile.
"Pavarësisht mungesës aë një protokolli double-blind, i pamundur të kryhet në shumë studime kirurgjikale, studimi tregon se antibiotikët postoperativë  nuk janë të nevojshme, duke na siguruar të dhëna të dobishme për ti dhënë përgjigje pyetjeve të rëndësishme në lidhje me menaxhimin e pacientëve që i nënshtrohen kolecistektomisë ", komenton Joseph Solomkin i University of Cincinnati College of Medicine në një editorial shoqërues.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>