News

tet82014

Kundër çrregullime të sistemit të tretjes: dietë e kujdesshme dhe enzima digjestive

Stili i padisiplinuar i jetesës, marrja kronike e barnave dhe plakja fiziologjike, këto janë ndër shkaqet kryesore që çojnë në sëmundje të sistemit tretës, të rënduara nga regjimi i çrregullt i ushqyerjes që shpesh karakterizon periudhën e pushimeve të verës.
Në fakt tretja ndikohet fuqimisht nga "ekseset" ose stresi ushqimor: një dietë e pasur me yndyrnat dhe karbohidratet apo konsumi i shpeshtë i junk-food (ushqim- mbeturina)  sidomos gjatë udhëtimeve dhe pushimeve verore, janë faktorë predispozues për një tretje të dobët. Sipas të dhënave të fundit të Shoqërisë Italiane të Gastroenterologjisë, 20% e italianëve vuajnë nga sëmundje të sistemit të tretjes shkaktuar nga pakujdesia e treguar dhe një dietë e papërshtatshme, këtij i shtohet edhe faktori moshë: pas moshës 40 vjeç funksioni i enzimave digjestive mund të reduktohet deri në 50% dhe, më në fund, stili i parregullt i jetesës  dhe marrja kronike e barnave mund të shkaktojë ndryshime të rëndësishme të tretjes.
Për të balancuar këto vëzhgime rezultatet e studimit klinik vëzhgimor EnzyOBSERV, botuar në Advanced Terapies, tregojnë efektivitetin e një enzime dietetike. Studimi multicentrik është kryer në 100 subjekte të moshës mbi 18 vjet me vështirësi të tretjes, të trajtuar me 2 tableta në ditë, një përpara secilit prej dy vakteve kryesore të Enzy-formulës marrë nga goja për një periudhë prej 3 muajsh. Të dhënat e mbledhura tregojnë se përdorimi i suplementëve ushqimorë Guna siguron sasinë e duhur të enzimave dhe substancave bimore të dobishme që ndihmojnë në tretjen e ushqimit, me reduktim të simptomatologjisë e cila i atribuohet reduktimit të sekretimit enzimatik dhe tretjes së pamjaftueshme të ushqimit.
Enzy-formula është një suplement dietik natyrorë përbërë nga një kombinim komponentësh enzimatikë aktivë, vitaminash dhe bimësh, të cilat në sajë të një teknologjie inovative lëshohen radhazi në traktin gastro-intestinal; komponentët aktivë veprojnë në mënyrë specifike, duke ndihmuar në rregullimin e tretjes, gjithashtu të ushqimeve komplekse si qumështi apo me një përqendrim të lartë të proteinave, yndyrnave dhe fibrave vegjetale.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>