sht262014
Rezeksioni kolo-rektal: programet e rekuperimit post-operacion shumë të efektshme
Një program i rimëkëmbjes së përparuar për pacientët pas operacionit kolorektal është e realizueshme në një mjedis spitalor dhe është i lidhur nga një anë me një reduktim të kohëzgjatjes së qëndrimit në spital pa rritje të rishtrimeve apo të vdekshmërisë dhe nga ana tjetër me një rënie të konsiderueshme në koston dhe përdorimin e analgjezikëve narkotikë. Këto janë rezultatet e një studimi të botuar në JAMA Kirurgjisë dhe koordinuar nga
Cristina Geltzeiler e
Oregon Health and Science University në Portland. "Kërkesat thelbësore të programeve ERAS, Enhanced Recovery After Surgery, që kanë për qëllim përmirësimin dhe rimëkëmbjen pas operacionit për kancerin kolo-rektal, lidhen me edukimin e pacientit menaxhimin optimal të lëngjeve, përmasat e vogla të plagës kirurgjikale, përdorimi i kateterëve, mobilizimi i pacientit dhe ushqyerja e hershme e tij pas operacionit", shprehet Geltzeiler, duke shpjeguar se shumica e studimeve në programet ERAS vjen nga qëndrat universitsre apo specialistë të tjetërë, ndërsa mbetet kryesisht i panjohur fizibiliteti i tyre në mjedisë spitalor. Studiuesit amerikanë kanë vërtetuar realizueshmërinë dhe efektivitetin e një programi ERAS në një spital të Oregon ku shqyrtuan të dhënat mjekësore të të gjithë pacientëve që i ishin nënshtruar operacionit të kolonit dhe rektumit në vitin 2009, dmth para zbatimit të programit ERAS, dhe në 2011-12 kur programi ishte plotësisht operacionalë. "Në studim morën pjesë 244 njerëz të trajtuar me rezeksion kolorektal, duke përfshirë 68 në vitin 2009, 96 në vitin 2011 dhe 80 në vitin 2012", shpjegon studiuesja. Dhe rezultatet flasin vetë: 2009-2012 përdorimi i laparoskopisë ka shkuar 57,4-88,8%, gjatësia e qëndrimit ka rënë nga 7 në 4 ditë pa rritje në normën e ripranimit në spital brenda 30 ditëve, përdorimi i anestezisë me narkotikë ka rënë nga 63 në 15% dhe infeksioni abdominal nga 7,4 në 2,5%. Dhe, qershia mbi tortë, kursimet globale u vlerësuan në $ 3,202 për një pacient në vitin 2011 dhe $ 4803/pacient në vitin 2012. "Këto të dhëna tregojnë se një program ERAS për kancerin kolorektal mund të zbatohet në një mjedisë spitalor me rezultate të shkëlqyera," përfundon Geltzeiler.
Jama Surg. Published online July 23, 2014