News

gus122014

OBSH: Nuk do të ketë vaksinë për Ebola Virus brenda këtij viti.

Ndërkohë që shkon në 1800 numri i të infektuarve nga Ebola Virus,OBSH deklaroi ditën e djeshme se nuk do të mund të ketë një vaksinë për Ebola Virus përpara vitit 2015.
"Nuk ka shërim për të dhimbshmin, tmerrshmin, pamëshirshmin virus" shkruan me gërma kapitale gazeta Ëest Africa ndërkohë që numri i të infektuarve që presin trajtimin shkon rreth 1000 . OBSH deklaroi se ka nisur puna për përgatitjen e një vaksine por se ajo nuk do të jetë e mundur tu shpërndahet popullsisë dhe vendeve të prekura nga virusi brenda këtij viti. Vdekshmëria e virusit Ebola e cila është rreth 90% po detyron sistemin shëndetësor dhe qeverinë e Nigerisë, Liberisë, Guineas dhe të Sierra Leone të ndërmarrin masa emergjente pasi numri i të infektuarve në këta 4 vende të Afrikës shkon 1,779 persona.
Margaret Chan drejtoreshë e përgjithshme pranë OBSH deklaroi: "Vaksina nuk do të jetë e testuar si vaksinat e tjera që hidhen në treg por gjithsesi pritet efektivitet i lartë i saj. Ne padyshim po shohim që për momentin sistemi shëndetësor në këto vende është i copëtuar, por do t'u mundësojmë të infektuarve të trajtohen me një bar eksperimental Zmapp, të shohim si do të ec epidemia në pritje të një trajtimi më specifikë"

Zyrtarët e  Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë pranuar se janë të paaftë të përballojnë rritjen e vrullshme të epidemisë. "Epidemia po përhapet më shpejt seç mund ta kontrollonim ne", shprehet Chan.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>