sht132014
Me mariuanën mjekësore më pak vdekje nga mbidozimi
Shtete të cilët nuk kanë ligje shumë të forta për përdorimin e mariuanës kanë më pak vdekje nga mbidozimi me anlgjezikët opioidë në krahasim me ato vende që nuk lejojnë përdorimin e tyre. OxyContin, Percocet dhe Vicodin janë opioide të cilët përshkruhen shpesh në sindromat e dhembjes, dhe një studim i ri i publikuar në Jama Internal Medicine zhvilluar në Universitetin e Pensilvanisë shqyrtoi vdekjet nga mbidozimi me opiate në SHBA në periudhën 1999-2010. Rezultatet tregojnë se në 13 shtetet e SHBAsë të cilët autorizojnë përdorimin e kanabisit mjekësor norma vjetore e vdekjeve ishte më e ulët nga 24.8% në krahasim me atë të vërejtur në shtetet që nuk e autorizojnë. "Kjo tregon se trajtimi alternativ me mariuanë mund të jenë më i sigurt për pacientët me dhimbje kronike me natyrë onkologjike ose jo", thotë
Marcus Bachhuber, një nga autorët e artikullit, duke theksuar se rreth 60% e vdekjeve nga mbidoza e opiateve ndodh në pacientët me precedente ligjor në lidhje me përdorimin dhe se numri i pacientëve amerikanë të trajtuar me këto barna për dhembje jo-onkologjike pothuajse është dyfishuar në dhjetëvjeçarin e fundit.
"Në shtetet që e lejojnë atë, marijuana mjekësore mund të përshkruhet si një alternativë tjetër përveç barnave opioidë, edhe pse vetitë e saj analgjezike janë të kufizuara, disa studime sugjerojnë se ajo mund të sigurojë lehtësim në nëngrupe të caktuar pacientësh", vazhdon Bachhuber. Po ashtu, ata që tashmë marrin opioide për dhimbjen mund të shtojnë marihuanën mjekësore për të ulur dozën e qetësuesve, duke ulur rrezikun e mbidozimit.
Studimi gjithashtu tregon se raporti midis reduktimit të vdekjeve nga mbidozimi me opioidë dhe ligjet e dobëta për përdorimin e marihuanës mjekësore rritet akoma më shumë me kalimin e kohës. "Me fjalë të tjera, ulja e vdekshmërisë me gati 20% në vitin e parë pas miratimit të ligjit, arrin në 33.7% vdekje më pak në pesë vjet", thotë studiuesi. Ai arrin në përfundimin: "Duke pasur parasysh se shumë shtete lejojnë përdorimin e mariuanës mjekësore, duhen studime të mëtejshme mbi këtë lidhje midis standardeve të dobëta dhe overdoses narkotik për të konfirmuar rezultatet tona."