sht182014
Zbulohet mekanizmi i zhvillimit të metastazave në kancerin e gjirit
Një studim i botuar në Cancer Research kryer nga Claudia Chiodoni dhe koordinuar nga Mario Paolo Colombo, drejtor i imunologjisë molekulare i Institutit Kombëtar të Kancerit në Milano, ka identifikuar një mekanizëm të ri të metastazë në kancerin e gjirit.
Përgjegjëse është osteopontina, një proteinë e matricës (lendës) extraqelizore e përfshirë në rregullimin e proceseve të ndryshme fiziologjike përfshirë mbijetesës qelizore. Osteopontina mund të prodhohet jo vetëm nga indet neoplazike, por edhe nga qelizat e bardha të gjakut, të cilat, në vend që ta çlirojnë e mbajnë në brendësi të qelizës. Ndërsa osteopontina extraqelizore e prodhuar nga tumori i siguron mbijetesën e saj në një mjedis "armiqësor", osteopontina brenda qelizave të bardha të gjakut ka një efekt imunosupresiv duke mbrojtur qelizat e tumorit që formojnë metastaza nga sulmi imunologjikë në nivel qelizor. Studimi, i kryer në laboratorë nga modelet e kafshëve, është zgjeruar më vonë në analizën e metastazave pulmonare në pacientët me kancer gjiri, ku është konfirmuar prania e qelizave mieloide që përmbajnë osteopontinë.
"Identifikimi i mekanizmave përgjegjës për përhapjen metastatike është i rëndësisë jetike", shprehet Colombo, duke na shpjeguar se edhe qeliza mjaft normale, të tilla si fibroblastet, qelizat endoteliale, ose të sistemit imunitar, mund të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin e procesit të metastatik. "Edhe matrica (lënda) ektraqelizore, e cila më parë konsiderohej vetëm një suport mekanikë për masën tumorale, tani njihet si pjesë aktive e përparimit neoplazikë, duke u bërë një shënjestër e mundshme terapeutike," rifilloi studiuesi.
Dhe Marco Pierotti, drejtor shkencor i Institutit Kombëtar të Kancerit në Milano, ka thënë: "Rëndësia e madhe e kësaj pune është në dy nivele: i pari thekson rolin kyç të mjedisit qelizorë, indeve dhe qelizave në të cilat tumori rritet dhe mund të gjenerojnë metastaza; i dyti sqaron se si disa modele studimi në kafshë janë të pazëvendësueshëm, dhe gjejnë zbatim edhe në tumoret tek njeriu".
Cancer Res, 2014; 74:4706-4719