News

dhj32014

OBSH: Mund të fitojmë 7.4 milionë jetë, nëse i themi "jo duhanit"

Në luftën kundër duhanit po dilet fitues dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan këtë një arritje spektakolare të Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit.
Konventa, e miratuar në vitin 2005, cilësohet si më gjithë përfshirësja në historinë e Kombeve të Bashkuara. Ajo mbulon pothuajse 90 për qind të popullsisë së botës dhe është nënshkruar nga rreth 175 vende, përfshi vendin tonë.
Studimi i kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon se 7.4 milionë vdekje të parakohëshme do të parandalohen deri në vitin 2050 nga programi MPOWER i hartuar prej saj.
Por duhani nuk dëmton vetëm mushkëritë dhe zemrën. Ai prek edhe shpinën, në veçanti ADN-në e disqeve ndërvertebralë apo ato që mund të quhen "kuzhinietat amortizuese" dhe që gjenden mes vertebrave. Dëmet e shtyllës kurrizore mund të bëhen edhe më të rënda për ata që e nisin duhanin që në adoleshencë. Studimi i kryer tek minjtë që iu nënshtruan tymit të cigares, u realizua nga Universiteti Katolik i Romës në bashkëpunim me Universitetin e Pitsburgut SHBA. Dëmtimi i disqeve ndërvertebralë është përgjegjë për shumë patologji kronike të shtyllës kurrizore. Plakja është shkaku kryesor, por disa faktorë rreziku bashkëpunojnë në shpejtimin e këtij procesi dhe tymi i cigares është mes tyre.
Mbi 6 000 substanca kimike që përmban tymi i cigares veprojnë mbi ADN-në, duke dëmtuar strukturën dhe duke shkaktuar dëme edhe të parikuperueshme ndaj qelizave. Këto të fundit vënë si fillim mekanizma mbrojtës, por që nëse sulmi është i vazhdueshëm, këta mekanizma nuk janë të mjaftueshëm.
Programi i OBSH përmban 6 hapa:
- Monitorimi i përdorimit të duhanit dhe politikat parandaluese
- Mbrojtja e njerëzve nga tymi i duhanit
- Ofrimi i ndihmës për të lënë duhanin
- Paralajmërimi i njerëzve për pasojat e pirjes së duhanit
- Ndalimi i reklamave të duhanit
- Rritja e taksës së duhanit
Aktualisht 41 shtete janë duke i dhënë përparësi të paktën disa prej këtyre hapave. Autorët e studimit thonë se zbatimi i këtyre masave do të sjell edhe përfitime të tjera: lindjet me më pak probleme dhe më pak humbje të personelit në vendet e punës.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>