jan202015
Dentistri: Përdorimi topik i fluorit edhe te të rriturit? Rezultate premtuese
Me rastin e kongresit të 45-të të SIDO (
Società Italiana di Ortodonzia), të mbajtur në Firence fund vitin që shkoi, Dr.
Federico Mandelli, studiues në Universitetin
Vita-Salute San Raffaele në Milano, prezantoi rezultatet e një studimi, të kryer së bashku me Dr.
Elisabetta Polizzi, mbi efektivitetin e përdorimit topik të fluorit me përqëndrim të lartë. Kryesisht përdorimi si xhel ose si bojë orale në të rriturit. Për të kryer studimin u përdor një kërkim bibliografik i të gjithë studimeve klinike të randomizuara dhe rast kontrolle në
Medline (2000-2013),
Scopus (2000-2013) dhe
Cochrane Oral Health Group's Trials Register (2000 - 2013). U përjashtuan të gjithë ata studime të cilët ishin kryer "in vitro" dhe të gjithë ata të cilët nuk matnin incidencën e lezioneve të reja ose regresionin e lezioneve të mëhershme. Gjithashtu u përjashtuan të gjithë studimet e zhvilluara në një popullatë me moshë nën 18 vjeç. Protokollet e kërkimit duhet të krahasonin të paktën një produkt për përdorim topik, i cili të përmbante më shumë se 5000UI/million fluor. Nga 819 artikujt e selektuar në fillim, shpjegon autori, vetëm dy rezultuan të përshtatshëm për revizionin final. Numri i plotë i pacientëve të trajtuar ishte 346, follow-up ishte më shumë se një vit për të dy studimet. Aplikimi topik i fluorit me përqëndrime të larta çoi në një regresion sinjifikativ të lexioneve ekzistuese dhe parandaloi krijimin e lezioneve të reja të kariesit dentar në krahasim me grupin e trajtuar me placebo. Nuk u vunë re efekte anësore të rëndësishme. "Numri i reduktuar i studimeve, edhe pse tregon rezultate shumë positive, nuk na mundëson të arrijmë në përfundime apo të flasim për evidencë shkencore mbi efektin e përdorimit topik të fluorit me përqëndrim të lartë në adultët. Gjithsesi rezultate mbeten shumë premtues", përfundon Mandelli.