News

nën222014

Mungesa e vitaminës D gjatë shtatzanisë rrit riskun për hipoplazi të smaltit tek foshnja

Mungesa e vitaminës D gjatë shtatzënisë vendos foshnjën përpara një risku më të rritur të hipoplazisë së smaltit dhe kariesit
Një studim i kohëve të fundit, botuar në revistën prestigjioze Pediatrics, ka lidhur mungesën e vitaminës D gjatë tremujorit të dytë apo të tretë të shtatzënisë me praninë e kariesit në fëmijët e vegjël të moshës deri në 1 vjeç.
Duke supozuar se nivelet e pamjaftueshme të vitaminës D në gratë shtatzëna mund të ndikojnë në kalcifikimin e dhëmbëve duke rritur predispozitën për fillimin e kariesit, lezioneve dhe hipoplazisë së smaltit (Early Childhood Caries, ECC), është kryer një studim me qëllim verifikimin ne fjalë në 207 gra shatzëna. Studimi është hartuar si një studim prospetik koort dhe rekrutoi nëna nga një zonë urbane ekonomikisht të pafavorizuar. Gratë shtatzëna iu nënshtruan tërheqjes së një kampioni gjaku për të përcaktuar nivelet e 25-hidroksi vitaminës D, e cila përfaqëson formën më e bollshme të vitaminës D qarkulluese. Në vitin e parë të jetës, fëmijët iu nënshtruan një vizite dentare nga një ekzaminues i cili nuk mori parasysh nivelet serike të vitaminës D të regjistruara tek gratë shtatzëna.
Në 33% të nënave rezultoi një ulje e nivelit të kësaj vitamine. Hipoplazia e smaltit u vu re në 22% të të porsalindurve, ndërsa 23% e tyre paraqiste lezione kavitare në dhëmbë. Nëse marrim në konsideratë edhe fazat fillestare të sëmundjes (ëhite spot), përqindja shkonte në 36%. Nënat  e fëmijëve me ECC shfaqnin nivele shumë më të reduktuara të vitaminës D se nënat, fëmijët ë e të cilave nuk shfaqnin probleme me dhëmbët (P=.05). Analiza statistikore tregoi se hipoplazia e smaltit (P<.001) në infantët (P=.002) dhe nivelet e ulta të vitaminës D paralindjes (P=.02) ishin të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me praninë e kariesit. Në përfundim, ky studim interesant konfirmoi se nivelet e ulëta të vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të ketë një ndikim negativ në daljen dhëmbës duke paraprirë edhe  zhvillimin e ECC.
Ky studim mbyll disi ciklin e situatave të cilat shpjegojnë shkaqet pse fëmijët e vegjël preken nga kariesi. Në fakt në një studim të kohëve të fundit (Gernand AD, Simhan HN, Caritis S, Bodnar LM Maternal vitamin D status and small-for-gestational-age offspring in women at high risk for preeclampsia. Obstet Gynecol. 2014;123:40-8.) është raportuar se nënat me nivele të ulëta të vitaminës D gjatë shatzanisë kishin një risk më të lartë për të lindur një fëmijë me peshë më të ulët në krahasim me moshën gestacionale. Tashmë është verifikuar se fëmijët me peshë të ulët në lindje kanë një risk më të lartë në krahasim me foshnjet me peshë normale për të patur hipoplazi të smaltit.(Masumo R, Bårdsen A, Astrøm AN. Developmental defects of enamel in primary teeth and association with early life course events: a study of 6-36 month old children in Manyara, Tanzania. BMC Oral Health 2013 14;13:21) dhe prania e këtyre anomalive nga ana e saj përfaqëson një faktor të rëndësishëm risku për shfaqjen e lezioneve dentare, sidomos në individë që vijnë nga familje me nivel të ulët socio-ekonomik.
Në dritën e gjithë kësaj, është e qartë se patologjitë e  kavitetit oral duhet të konsiderohen dhe të trajtohen gjithnjë e më shumë në një këndvështrim më të përgjithshëm të shëndetit.

Referime: Schroth RJ, Lavelle C, Tate R, Bruce S, Billings RJ, Moffatt ME. Prenatal Vitamin D and Dental Caries in Infants.
 Pediatrics. 2014 Apr 21 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>