Urdhri i Infermierve konteston fondin e pyetjeve të hartuara për testimin e infermierëve .Sipas Sabri Skënderajt pyetjet e hartuara janë qesharake ." Pyetjet e hartuara për testin e infermierëve nuk janë profesionale. Janë të pakuptimta dhe qesharake të cilat po shërbejnë si material për emisionet humoristike nëpër media "-,shprehet Skënderaj i cili pohon se ka qenë kundër këtij tëstimi për infermierët.
Janë gjithësej 600 pyetje të cilat janë publikuar tanimë, me 50 prej të cilave do të testohen infermirët e QSut në datën 28 shkurt .
Por hartuesit e këtij testi të cilët thonë se janë të trainuar në Francë ,Shba, Kanada dhe ndër të tjera kanë eksperiencat e tyre në infermieri në Qsut thonë se testet janë përpiluar me pyetje elementare jo pa qëllim . Alma Pula anëtare e komisionit të hartimit të pyetjeve thotë se kush nuk ka hapur asnjëherë libra që lidhen me infermierinë i konsideron të tilla " Pyetjet kanë karakter bazik dhe jo pa qëllim ndër to ka pyetje elementare .Testet janë të standartizuara por ne i kemi përshtatur me terrenin shqiptar duke shfrytëzuar dhe eksperiencën tonë në terren ",shprehet znj Pula e cila thotë se mban mbi supe 30 vjet punë si infermire në QSUT.
Ndërsa një tjetër anëtare e komisionit të hartimit të pyetjeve, Mimoza Kalaja sqaron se askush nuk mund të kontestojë pyetjet e hartuara madje as mjekët nuk duhet të ndërhyjnë. " Nuk mund të kontestojë pyetjet një përson që është marrë gjithë kohën me sindikata dhe shoqata dhe nuk di se cfarë ndodh në terren .Mjekët thonë se kemi infermierë skarco, pa diploma, që nuk kanë hapur një libër. Ndaj dhe disa prej pyetjeve janë aq elementare për të parë situatën ",shprehet Kalaja e cila është specializuar në Francë për infermieri.
Inferfmierët do të testohen me dy faza .Pas 30 ditesh ato do te testohen për anën profesionale .Në datën 1 mars do të kryhet testimi për infermierët e spitalit të Traumës ,Sanatoriumit dhe dy materniteteve .Ndërsa në datën 6 mars do të vijojë tetsimi për infermierët e spiatleve rajonale .Për infermierët e qendrave shëndetësore do të ketë një pyetësor ndryshe nga infermierët e spitaleve.