News

sht242020

Protestojnë mjekët. Sindikata ulet me katër kërkesa në tryezë me ministren e Shëndetësisë

Mjekët lajmëruan një ditë më parë se do të protestonin duke parashtruar 4 kërkesa thelbësore për ta.
1) Të shpallet dëshmor çdo mjek që humb jetën në përballje me pandeminë e Covid-19.
2) Të mundësohet sigurimi i jetës për personelin mjekësor që në rast fatkeqësie gjatë pandemisë familja të ketë përfitim financiar.
3) Të rriten pagat e personelit mjekësor.
4) Të krijohen kushte pune për të gjithë personelin mjekësor sipas standardeve ndërkombëtare.
Por, sindikatës së mjekëve nuk iu dha leje nga policia për të zhvilluar protestën, ndërkohë që u lajmëruan për një takim në zyrën e bashkëqeverisjes në kryeministri.

Paraditen e së enjtes, kreu i sindikatës, dr. Gent Stroni, dr. Fatos Olldashi, dr. Arjan Mezini dhe dr. Altin Kuqi u takuan me ministren Manastirliu dhe drejtorin e QSUT-së, Enkeleid Joti. Mjekët u mblodhën në heshtje në oborrin e QSUT-së.

Nga ky takim u arrit në përfundimin se për të shqyrtuar kërkesat do të ulen në tryezë dy grupe të përbashkëta pune. Rritja e pagave është premtuar ndërkohë që për tre të tjerat, tha ministrja, "kemi vullnetin e mirë, por nevojitet ekspertizë".

 Më poshtë, komunikata.

Alma Demiraj



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>