News

shk242015

Dr. Arian Çelaj: Paraliza neonatale e pleksit brakial. Kirurgjia ortopedike sekondare në trajtimin e sekelave

Paraliza neonatale e pleksit brakial (NBPP) mund të definohet si parezë flakcide i njerit ekstremitet të sipërm si pasojë e traumës së pleksit brakial fetal, me gamë të lëvizjeve pasive më të madhe se atyre aktive. Kirurgjia ortopedike sekondare aplikohet në pacientë me paralize neonatale te pleksit brakial që nuk kanë apo kanë rikuperim te pjesshëm. Kohezgjatja e dobesisë dhe imbalancës muskulare prek si zhvillimin e kockës ashtu edhe te artikulacioneve dhe çon në deformim progresiv të artikulacioneve të anësisë së prekur. Pacientet me lezion të trungut të sipërm (C5-C6) klinikisht paraqiten me dobësi reziduale të deltoidit dhe muskujve të manshetes rotatore, duke kufizuar kështu abduksionin dhe rotacionin ekstern. Në paralizën neonatale të pleksit brakial pacientet pësojnë një sërë deformimesh sekondare specifike të secilit artikulacion. Disballanca muskulare, reinervimi i kryqëzuar aberrant, kontraksionet e muskujve janë shumë të shpeshta. Janë bërë hapa shumë të rëndësishëm dhe janë aplikuar teknika të avancuara kirurgjikale në trajtimin e hershëm të kësaj problematike nga Dr. Ridvan Alimehmeti, Neurokirurg pranë Sherbimi Neurokirurgji, QSUT. Megjithatë kirurgjia sekondare luan një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e funksionit të anësisë së sipërme. Kirurgjia sekondare konsiston në transferta të shumëfishta, të kombinuara muskulare tendinoze, tenodeza, kapsulodeza, osteotomi korrektive dhe artrodeza. 
 
Duke klikuar këtu* do të merrni një informacion të detajuar mbi paralizën neonatale të pleksit brakial.
 
Nga Dr.Arian Çelaj

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>