News

jan92020

Gati spitali i ri i kirurgjisë në QSUT. Brenda pak ditësh, nis të funksionojë

Pacientët e parë që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në janar, me gjasë do ta kryejnë atë në sallat e reja operatore, pranë spitalit të ri të kirurgjisë në QSUT.

Ky spital tanimë është gati me gjithçka dhe pritet vetëm inagurimi i tij, proces i cili është vonuar për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Sipas statistikave të QSUT-së, pothuajse 62 mijë pacientë kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në një vit.

Spitali i ri i kirurgjisë ka një kapacitet prej 120 shtretërish dhe në këtë godinë do të transferohen të tri klinikat e kirurgjisë së përgjithshme. Bëhet fjalë për 7 salla operacioni, si: Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, Tiroidet, Toraksi, Kirurgji Abdominale, secila me një kullë laparoskopie. Njëra prej sallave krejtësisht digjitale, është menduar t'u shërbejë edhe studentëve të mjekësisë, për të ndjekur nga afër ndërhyrjet operatore në praktikën e tyre klinike.

Ky spital i ri i kirurgjisë ka kushtuar rreth 8.8 milionë euro dhe sipas vetë mjekëve kirurgë, në të janë instaluar aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>