shk272015
Shtyhet edhe testimi i mjekëve bashkë më atë të infermierëve
Edhe pse gjykata ka vendosur të ndërpresë për momentin testimin e infermierëve , ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka deklaruar se i njëjti testim do të ndërpritet gjithashtu edhe për mjekët. Ministri Beqaj është pyetur nëse gjykata do të vendosë në përfundim të gjykimit, anulimin e testimit, ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se: Në kushtet që është bllokuar procesi i testimit të infermierëve është normale që ne të mos zhvillojmë gjithashtu as testimin e mjekëve, sepse praktikisht konteksti është po ai. Rideklaroj se nuk do të ketë asnjë lloj testimi si për mjekët dhe infermierët për aq kohë sa do të jemi nën proces gjykim nga Gjykata.Sipas ministrit të Shëndetësisë problematikë më e madhe se vetë testimi është fakti i pamjaftueshmërisë së krediteve pasi, 36% e mjekëve, 28 % e infermierëve dhe 52 % e stomatologëve, nuk kanë kreditet e nevojshme për të ushtruar profesionin."Do të zbatojmë vendimin e sotëm, që do të thotë se testimi i parashikuar për të shtunën dhe të dielën nuk do të kryhet. Më pas ne do të përgatitemi për të paraqitur argumentet tona se pse testimi duhet bërë dhe është i ligjshëm", tha Beqaj duke theksuar edhe njëherë vazhdimisht rëndësinë dhe përfitimet e këtij testimi për cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Pamvarsisht deklaratës se Beqajt mjekët ende vazhdojnë protestat e tyre duke shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të Ministrisë së Shëndetesisë. Mjeku Tritan Kalo në protestën e sotme ka deklaruar se nuk janë të gatshëm te ulen në bashkëbisedime me ekipin e MSH. Ai shprehet se "Pa mbyllur procesin 5 vjeçar të kreditimit, pa nxjerrë mësimet e duhura nga ky proces për të përmirësuar fazën e dyte, na shfaqet në horizont një urdhër i ministrit jo mjek për testimin e mjekëve,infermierëve e teknikëve laborantë duke nisur nga muaji shkurt 2015. Mjeku në fjalë shprehet se para se të kërkojnë testime të merrem më gjëndjen e infrastrukturës, me cilënë e aparaturave, me shpërblimet e mjekëve dhe jo të kërkojnë testime të cilat janë denigruese dhe me tepër fyese për bluzat e bardha.