News

mar32015

Mbetet pezull vendimi për testimin e mjekëve

Ministria e Shëndetësisë njofton se pas pezullimit të testimit të infermierëve do të pezullohet gjithashtu edhe testimi i mjekëve. Informacione të lidhura me këtë deklaratë shpjegojnë se ky është një vendim i marrë ekskluzivisht nga Ministri Beqaj dhe se nuk është influencuar nga asnjë ndërhyrje e jashtme. Nga ana tjeter Ministri shprehet se në pritje të vendimit të Gjykatës Administrative do të përgatitet një dokumentacion përkatës ku do të jepen arsye të ndryshme dhe motivime se pse duhet zhvilluar ky testim. Minisria e Shëndetësisë ka njoftuar gjithashtu se të paktën 36% ose 1800 mjekë nuk do të marrin pjesë në testim nëse ai do të kryhet pasi nuk kanë përmbushur kreditet e nevojshme dhe se më parë duhet ti nënshtrohen procesit të ricertifikimit dhe më pas testimit.  Ministria e Shëndetësisë shprehet se në rast se Gjykata Administrative do të shprehet kundër testimit atëherë asaj do t'i duhet që të rishohë edhe një here bazën ligjore mbi të cilën mund të kryhet verifikimi i njohurive të mjekëve, të edukimit në vazhdim dhe të testimit. 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>