mar122015
Lista e përditësuar në 10 mars e profesionistëve që kanë shlyer kreditet
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka publikuar në faqen e saj zyrtare listën e përditësuar deri më datë 10 mars 2015 me profesionistët të cilët i kanë përmbushur detyrimet e Programit të Ricertifikimit 2010-2014.
Emra të tjerë i janë shtuar listës dhe e ka çuar numrin e faqeve të saj nga 107 që ishte herën e fundit të publikimit (më 4 mars) në 110.
Por, kjo nuk është lista përfundimtare, pasi vazhdon puna për përllogaritjen e krediteve të secilit mjek, farmacist dhe stomatolog me plotësimin e dosjeve individuale ku përfshihen aktivitetet që ata kanë marrë pjesë dhe numrin e krediteve për secilin aktivitet.
(Klikoni këtu për të parë listën)