News

mar102015

Beqaj për qëndrat lëvizëse të mamografisë

Nisma e ndërrmarrë nga ministria e shëndetësise për qëndrat e lëvizshme të mamografisë për të siguruar një mbulim në rrang vendi të këtij shërbimi kundrejt qytetarëve shqiptarë duket se ka dhënë rrezultat, vecanërisht në ato zona të vendit me akses të kufizuar. Ministri Beqaj deklaron se: Shërbimi i ofruar nga qëndrat lëvizëse të mamografisë është në përputhje me angazhimet e Programit të Qeverisë për vëmendje të shtuar ndaj sëmundjeve tumorale, duke ofruar më shumë mundësi për diagnostikim të hershëm -, shprehet Beqaj. Ajo cfarë mbetet mbreslënëse është pjesmarrja e lartë e grave të cilat i nënshtrohen këtyre ekzaminimeve duke bërë kështu të mundur evidentimin e një numri gjithnjë e më të lartë të rasteve të diagnostikuara me kancer në gji. Të dhënat mbi aktivitetin e njësive mamografike që nga fillimi i vitit e deri tani në zonat me akses të kufizuar përkojnë me gati 500 ekzaminime të kryera me sukses. Mesatarisht secila njësi kryen afërsisht 15 ekzaminime në ditë duke bërë të mundur kontrollimin e gati 600 grave në muaj cka nënkupton se fluksi i madh i analizave të kryera bashkangjitet me një ndërgjegjësim më të lartë nga ana e popullsisë ne lidhje me rrezikshmërinë ndaj kancerit dhe parandalimit të tij. Nga të dhënat aktuale vlerësohet se në 1000 gra të ekzaminuara 10 dalin me tumor në gji, një shifër shumë e madhe kjo në krahasim me vëndet europiane ku në 1000 gra nuk shafqen më shumë se 4 raste zbulimi të kancerit. 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>