News

mar202015

Të hënën Provimi i Shtetit për mjekët e përgjithshëm

Të hënën më datë 23 mars, mjekët e rinj do të japin Provimin e Shtetit, pranë godinës së Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Kjo agjenci ka bërë me dije rregullat që duhet të kenë parasysh pjesëmarrësit në provim.

1. Të paraqiten 40 minuta para fillimit të provimit

2. Të kenë me vete kartë identiteti ose pasaportë

3. Të kenë me vete faturën e pagesës së tarifës për Provimin e Shtetit për llogari të AKP-së sipas herës së pjesëmarrjes në provim

4. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën që vërteton këtë ndryshim.

Në njoftimin e AKP-së thuhet gjithashtu se kandidatët që nuk e gjejnë veten në listën e pjesëmarrësve në provim (klikoni këtu për ta parë) ose në rast pasaktësie, të kontaktojnë në adresën provimshteti@outlook.com para nisjes së provimit.

Ndërkaq po në 23 mars fillon regjistrimi për provimin e shtetit Maj 2015 të cilin do e japin mjekët e përgjithshëm dhe stomatologët. Regjistrimet përfundojnë në datën 7 prill.



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>