News

mar252015

Lista përfundimtare e mjekëve, farmacistëve, dentistëve që kanë shlyer kreditet

tags: QKEV

Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim publikon listën e përfundimtare të profesionistëve që kanë plotësuar numrin e detyrueshëm të krediteve. Janë rreth 7500 mjekë, farmacistë, dentistë të cilët kanë mbyllur me sukses programin e ricertifikimit 2010-2014. QKEV gjithashtu ka bërë të ditur mundësinë e depozitimit të ankesave për procedurat e njohjes dhe regjistrimit të krediteve, pranë Bordit të Ricertifikimit dhe Akreditimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq është duke u përgatitur lista e mjekëve, farmacistëve dhe dentistëve që nuk kanë plotësuar kreditet e kërkuara, të cilëve që nga data 16 prill iu pezullohet licenca dhe nuk do të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre. Për të rifituar këtë të drejtë ata duhet t'i nënshtrohen provimit të kualifikimit brenda gjashtë muajve duke filluar nga data 15 prill. 

Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë këtu për të verifikuar nëse emri i tyre është në listën përfundimtare të atyre që kanë plotësuar numrin e krediteve.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>