News

qer192017

Entela Shehu: Kreditet e mjekëve dhe infermierëve sigurohen me abuzime

tags: QKEV

Ndonëse konferencat dhe trajnimet për profesionistët në shëndetësi janë rritur me 33%, znj.Shehu sqaron se rëndësi ka cilësia e tyre dhe jo sasia. Në bazë të monitorimeve të shtuara nga kjo qendër vihen re abuzime nga ana e atyre që i organizojnë këto aktivitete.
Për fat të keq, ka pasur organizues aktivitetesh që kanë tentuar të sjellin lista me një numër më të madh pjesëmarrësish se sa kapaciteti që ofron salla ku është kryer aktiviteti. Qendra e Edukimit në Vazhdim, sigurisht ka refuzuar të regjistrojë kreditet në situata të tilla dhe ka marrë edhe masa ndaj ofruesve deri në pezullim të aktivitetit të ofruesit për një periudhë disa mujore.
Pas mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve, prej një viti edhe infermierët i janë nënshtruar detyrimit ligjor për certifikimin e njohurive të tyre. Drejtuesja e Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, Entela Shehu thotë se kjo kategori profesionistësh ka shfaqur edhe nevojat më të mëdha në drejtim të formimit të vazhdueshëm profesional krahasuar me kategoritë e tjera. "Ata kanë nevoja shumë të mëdha për edukimin në vazhdim. Më shumë se të gjitha kategoritë e tjera. Kjo për shkak të formimit të ndryshëm, midis kategorive të ndryshme të infermierëve. Kemi infermierë që kanë mbaruar universitetin, kemi infermierë që nuk kanë mbaruar universitetin, janë me shkollë të mesme por kanë një eksperiencë të madhe në punë, pra kanë formime të ndryshme dhe eksperienca të ndryshme. Kështu që edukimi në vazhdim është tepër i rëndësishëm sepse tenton të plotësojë edhe ato boshllëqe që kjo kategori i trashëgon nga formimi bazë", shprehet Shehu.
Më shumë se gjysma e mjekëve, shumica e farmacistëve dhe një pjesë e konsiderueshme e stomatologëve e kanë përmbushur detyrimin minimal vjetor të krediteve të edukimit në vazhdim gjatë 2016-s.


 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>