News

dhj122016

Kreditet e mjekëve. Drejtorja e QKEV-së: Nuk mjafton vetëm regjistrimi nëpër konferenca

tags: QKEV

Kur po afron fundi i vitit dhe mjekëve u duhet të nisin të dorëzojnë dosjet bashkë me kreditet e grumbulluara, duke marrë pjesë nëpër konferenca shkencore si brenda dhe jashtë vendit, me qëllim rifreskimin e njohurive, drejtorja e QKEV-së ngre një shqetësim. Sipas saj mjekët mjaftohen thjesht duke u regjistruar dhe duke bërë pagesën në konferenca.
"Një problem që është konstatuar nga QKEV është regjistrimi i pjesëmarrësve nëpër aktivitete të ndryshme të Edukimit në Vazhdim dhe ndjekja jo me korrektesë e tyre. Kjo do të thotë që pas regjistrimit, mjekët nuk marrin pjesë gjatë gjithë aktivitetit", shprehet drejtorja e QKEV-së, Entela Shehu.

Por në lidhje me këtë fenomen shqetësues ka edhe masa ndëshkuese për ofruesit e këtyre aktiviteteve që bëhen në funksion të edukimit në vazhdim.
"Në rastet kur janë konstatuar këto shkelje nga QKEV janë masa të parashikuara në legjislacion, për ofruesit e aktiviteteve shkencore, të cilët kanë përgjegjësi për të garantuar dhe monitoruar pjesëmarrjen. Ata kanë si detyrim të lëshojnë certifikata individuale, bazuar vetëm në orët efektive të pjesëmarrjes së mjekëve në aktivitet", shprehet znj.Shehu.

E pyetur nga Doktor33.al nëse ka një ndërgjegjësim të mjekëve për të mos neglizhuar pjesëmarrjen në konferenca shkencore, Shehu përgjigjet se këtë vit ka një rritje të ndërgjegjësimit të mjekëve për të kryer edukimin në vazhdim. Por afati i dorëzimit të dosjeve bashkë me aktivitetet shkencore ku kanë marrë pjesë nuk është fundi i vitit 2016, por ky proces do të vijojë edhe në muajt e parë të vitit 2017.
Sipas Shehut më të ndërgjegjësuar për të përmbushur detyrimet në lidhje me kreditet janë mjekët që punojnë në sistemin publik, pasi ata që punojnë  në sistemin privat u duhet t'i raportojnë ato vetëm në kohën kur u duhet të rinovojnë lejen e ushtrimit të profesionit.


 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>